Sfishta: Institucionet përkatese duhet të japin dritën e “gjelbër”, se kur mund të pranohen studentët në konvikte

Një 26-vjeçar nga Gjilani është hedhur nga kati i katërt i Qendrës së Studentëve, i rezistoi karantinimit

Një 26-vjeçar nga Gjilani është hedhur nga kati i katërt sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila po shfrytëzohet si karantinë. Menjëherë pas rastit në vendin e ngjarjes ka dalë Ekipi Mjekësor i Forenzikës i cili e ka dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. 26-vjeçari kishte ardhur dje nga Gjermania dhe kishte rezistuar të futej në karantinë për shkak të problemeve shëndetësore. Kjo është bërë e ditur për KosovaPress nga një dëshmitar i cili po ashtu është në karantinë në Qendrën e Studentëve.

“Ne ishim nëpër dhoma, ku duhet të qëndrojmë si zakonisht. Papritmas vjen një punëtor i imi pasi që ne jemi një staf që kemi ardhur ditën e enjte dhe më tha: eja, shiko çfarë ka ndodhur. Kur u afrova te dritarja, e pash që kishte kërcyer nga kati i katërt i konviktit numër shtatë një person. Personi që ka kërcyer nga qendra e konvikteve ka ardhur dje nga Gjermania. Ai ka rezistuar që të mos futet në konvikt për shkak se sipas informatave ka pasur probleme shëndetësore. Ai ia ka treguar dokumentet policisë për problemet që ka, por askush nuk është marrë me kërkesën e tij”, tha ai. Në QKUK kanë konfirmuar  se një pacient nga Qendra e Studentëve ka ndërruar jetë, duke mos dhënë më shumë detaje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …