Komuna e Deçanit ka vendosur që datat 5 dhe 6 maj të jenë ditët ku do të përkujtohën dhe nderohën Dëshmorët dhe Martirët e Kombit

Komuna e Deçanit ka vendosur që datat 5 dhe 6 maj të jenë ditët ku do të përkujtohen dhe nderohen, Dëshmorët dhe Martirët e Kombit nga Komuna e Deçanit dhe lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se me datën 5 maj, duke filluar në orën 9: 30 do të vendosen buqeta lulesh pranë shtatorëve, lapidarëve dhe varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të Kombit; për ta përmbyllur simbolikën e nderimit në ora 12:00, në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit! Me datën 6 maj në ora 10 do të mbjellën lule në shenjë nderimi për sakrificën e popullit për liri. Për të vazhduar me koncertin nga grupi ,,Dervish Shaqa” dhe këngëtari Lokë Komoni, dedikuar përkujtimit për Dëshmorët e Kombit!

Përgjithmonë Deçani e tërë Kombi do jetojë me Lavdinë tuaj, është shprehur kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …