Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet nesër përmes një video-konference, nën organizimin e Bashkimit Evropian. Në agjendën e këtij samiti është menaxhimi dhe dalja nga situata e shkaktuar nga COVID-19, ringjallja e ekonomisë, si dhe zhvillimet politike dhe perspektiva evropiane e rajonit. Thaçi pritet që në këtë samit të kërkojë nga BE-ja rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe hapa sa më të shpejtë drejt liberalizimit të vizave. Kjo është bërë e ditur në një postim.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …