Komuna e Vitisë nderon dëshmorët

Me rastin e 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë, por edhe të rënies së dëshmorëve Hoxhë Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli një delegacion i komunë së Vitisë në krye me Kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti por edhe tek bustet e Hoxhë Jonuz Zejnullahu dhe vëllezërve dëshmorë Gursel e Bajram Sylejmani pasi që këta dëshmorë nuk janë të varrosur në varrezat e dëshmorëve në Viti. Homazhe në varrezat e dëshmorëve ju janë bashkangjitur edhe Fatbardha Emini zëvendësministre e MAPL-së, Qemajl Rexhepi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, Abdyl Bajrami nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Viti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili por edhe përfaqësues të FSK-së si dhe të subjekteve politike dhe të tjerë. Përndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19 sivjet kjo ditë nuk është shënuar me aktivitete kulturo, artistike e sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …