Kryetari Jashari, ka pritur në takim shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka pritur në takim shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit nga të cilët ka marrë shqetësime që fermerët po grumbullojnë sasi të konsiderueshme të qumështit të cilin nuk po kanë ku ta shesin për shkak të situatës. Kërkesë e tyre ishte që si komunë t’i ndihmojë fermerët që t’i shesin produktet e tyre ne treg. Kryetari Jashari ka thënë se, marrë parasysh që si komunë jemi duke i ndihmuar familjet në nevojë me pako ushqimore, u dakorduam që në kuadër të pakove ushqimore që do t’i shpërndajmë të futen edhe produktet vendore të qumështit (qumësht, djathë dhe gjizë). Kështu ne duke ndihmuar familjet në nevojë duke iu dërguar produkte të tilla të nevojshme ne ndihmojmë edhe fermerët e po ashtu dhe bizneset vendore në këtë kohë pandemie. Fermerët duhet të ndihmohen, në asnjë menyrë nuk duhet lejuar që produktet e tyre të hudhen në plehra. Në këtë kohë pandemie, me një dobësim të madh të bizneseve e ekonomisë sonë, apeloj tek të gjithë qytetarët që të konsumojnë produkte vendore sepse kështu ne tregojmë patriotizëm ekonomik dhe fuqizojmë shtetin tonë.

Bashkë për rimëkëmbje ekonomike! Ka thënë me këtë rast kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …