Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para qeverisë së Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveila. Sipas PSD-së ata janë përgjegjësit kryesor për rastin tragjik të 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve. Përmes këtij aksioni, anëtari i kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni tha se po e vendosin qeverinë në karantinë. Ai adresoi edhe kritika, siç tha ai për keqmenaxhimin e karantinës. Në gjithë hyrjen kryesore të objektit të ekzekutivit u vendosën letra me mbishkrimin, “Ruaj distancën nga objekti-Qeveria në karantinë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …