KOHA
Kohë, o kohë!
Një çast kalon si një shekull.
Një ditë vijon si amshimi…
Në pritje jam,
Jetën si vdekje e kam.
Sikur bota të përmbyset
Nuk pranoj asgjë të re;
Pranvera e shpirtit të qendiset
Si vatër e jetës po bën be.
Nyjet edhe sot na lidhen
Nëpër botë udhëtoj pa cak
Edhe yjet po na gjinden
Unë në krimbat po marr hak.
GURET E THEPISURA NË MES TË ACARIT ULERASIN
(Kushtuar komandantit Mujë KRASNIQI dhe 40 luftëtarëve të tij që kanë rënë në malet e Gorozhupit në kufirin shqiptaro-shqiptar, më vitin 1998, në përballjë me ushtrinë serbe, në 20-vjetorin prej rënies së tyre) Malet e Gorozhupit te mbuluar me borë. Komandanti Muja bashkë me trimat e lirisë “Kthim mbrapa nuk ka”, tha Muja komandanti!
Si nuse e stolisur, me kurore Në fytyrën e saj të njomë, buzëqeshte dielli, Buzeqesh Ganimetja- Luftëtaret trima nuk vdesin kurr’
KAM BESIMIN NË FITORE Kam besimin në fitore: Kam besimin në fitore: Deri në ditën E amshimit!
Heshtje në varr…!
(Kushtuar 5000 rekrutëve shqiptarë që u vranë nga ushtria gjenocidale serbo-sllave në prill 1945, në Tivar. Ngjarja njihet në histori si Masakra e Tivarit)
O Tivar! heshtje në varr… Të rinjtë shqiptarë të pushkatuar, gjenocidi e vdekja të rrethojnë…
O Tivar! Tokë e skuqur nga kufomat, e enjtur nga lotet e nënave… Ti je shqiponjë e plagosur, por kurrë e mposhtur nga armiku!
O Tivar! heshtje në varr… Por uji i jetës mund helmin, djeg vdekjen e bërë grill liron prej grackës së pushtimit Dhe do të na gëzojë në dritën – E Ribashkimit!
Rumani, 3 maj 2020
Çifteli-o, mos më qaj! (Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, Faruk Nazmi Beqiri, në 21 përvjetorin prej vdekjes së tij heroike, më 2.05.1999)
Çifteli-o, na përkdhel me vallë trimërie, o e rrallë, Kur Faruku në kazermë mbuloi armikun plot me gjemë!
Çifteli-o, na këndo për trima Si Faruk Nazmi Beqiri Që ranë në Shalë, si vetëtima, Të pathyeshëm, sikur floriri.
Çifteli- o, mos më qaj Se Faruku la kjo bot’! Vdekja për liri nuk është vaj, Është kujtim për jet’ e mot!
Rumani, 2 maj 2020
Dhe po të shuhej dielli…! Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mursel Rrustem Boletini (19.11.1977- 4.05.1999), në 21 përvjetorin prej rënies së tij heroike
Traditën e çlirimit, nga Isa te Murseli, Shkoi, brez pas brezi, dhe po të shuhet dielli! Boletinët çlirimtarë luftëtarë Të atdheut, gjithmonë, ushtarë.
U desh të kalojnë vitet, Murseli djaloshi rritet… Ai në vend të vëllait, nga policia u kap Por, nuk tregoi ku është, për asnjë hap.
Nëpër shkollë e më shokë po shprehej Se liria veç me gjak mund të fitohej! Kur UÇK doli, ai në ushtri u rreshtua, Në mision për Mitrovicë, ai u flijua.
Gjaku therret përgjithmonë Këtë tokë nuk e kemi pronë! Nuk e shesim, nuk e blejmë: Por detyrat ndaj saj – po i kryejmë.
Rumani, 3 maj 2020
Luftëtare e dashur e këtij milet! Poezi kushtuar Dëshmores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hadije Mustafë Spahiu (27.5.1966- 4.5.1999), në 21 përvjetorin prej rënies së saj heroike, e ekzekutuar nga ushtria vrastare serbe, në Fortesë të Rahavecit
Kush na shton rrëze lirie? Ishte motra jonë Hadije Lulëkuqe e Kosovës Heroine e Fortesës.
Kujt nuk i trembet çërpiku? Është motra Hadije Sadiku Që Rahavecin me përkushtim e ndriçoi Dhe luftëtarët me vetmohim nuk i tradhtoi.
Do të kujtohet me lavdi përjet’ Flokëzeza e dashur e këtij milet! Që në Fortesë u ekzekutua, Por armikut asgjë nuk iu tregua.
Rumani, 4 maj 2020
Marigona e dytë qendisi Poezi kushtuar Dëshmores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatime Xhemail Bazaj (28.2.1979-5.3.1998)
Çikë Prekazi u bë Fatimja
Kacurrelë për nga natyra,
Trimëreshë mali ishte
Rumani, 4 maj 2020
Jehona e armës së tij përherë po ushtoi
“Te Lisat Binjake” nuk kaloi armiku
Ofansivë e madhe “Te Bokat” filloi,
Në Gllobar në pritë ai ra
Rumani, 4 maj 2020
Porosia ndër breza…! (Poezi kundër antivlerave)
Kush na pengon të bashkohemi?!
Kush po na pengon të fuqizohemi?!
Kush ju pengon o shqipë
Nënën Shqipëri
Se jeta është detyrë-
Rumani, 4 maj 2020
|