Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar dy pilotët amerikanë, të cilët kanë rënë gjatë bombardimeve që NATO-ja ka bërë mbi Serbinë. Me këtë rast, ka thënë se kombi shqiptar përgjithmonë do të nderojë këta dy heronj dhe do të jetë përjetë mirënjohës për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës për liri dhe pavarësi. “Marrëdhëniet e ngushta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë thelbësore për interesat tona shtetërore”, ka shkruar Veseli Një ndër aktet më të papërgjegjshme e të dëmshme që ka bërë qeveria e shkarkuar, ka qenë dëmtimi i raporteve me partnerët tanë strategjik. Marrëdhëniet e ngushta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë thelbësore për interesat tona shtetërore. Miqësia e fortë është gjithashtu vullnet i qartë e i sinqertë i popullit tonë, që në shumë anketa ndërkombëtare, për vite me radhë, renditet si populli më pro-amerikan në botë. Prandaj, është e domosdoshme që të gjitha institucionet shtetërore, të angazhohen sa më shpejtë, që të rimëkëmbin e konsolidojnë këto raporte bilaterale jetike me aleatët tanë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …