Komuna e Vitisë i dhuroi 4 shenja të komunikacionit Stacionit Policor në Viti

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Inspekcionit në Viti, i ka dhuruar 4 shenja te komunikacionit Stacionit Policor në Viti. Sipas Skender Ahmetit, drejtor i Inspekcionit në Viti, kjo është bërë në kuadër të bashkëpunimit të mirë të kësaj drejtorie me stacionin policor në Viti. “Në kuadër të bashkëpunimit te drejtorisë së Inspekcionit dhe stacionit policor në Viti që kemi pasur gjatë pandemisë si në kontrollet e përbashkëta , dhe shumë punë të tjera të përbashkëta që lidhen me pandeminë dhe jashtë saj sot i kemi ofruar stacionit policor në Viti edhe 4 shenja te komunikacionit, me qëllim të te realizimit të sigurisë në trafik. Ne si drejtori i Inspekcionit falënderojmë për bashkëpunimin e mirë Komandantin e Policisë, Kapiteni Afrim Halili dhe të gjithë zyrtarët policor” , u shpreh drejtori Ahneti. Ndërkaq Kapiteni Halili, sot gjatë takimit të rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojte dhe Shpëtim (KKMSH) ka falënderuar drejtorinë e inspekcionit për këtë bashkëpunim të mirë duke potencuar se bashkëpunimin do të vazhdoj në interes të qytetarëve vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …