leoni

Komisioni i Venedikut i përgjigjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, respektoje vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Venedikut i përgjigjet, Albin Kurtit, respektoje vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese

Sot, Komisioni i Venedikut i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Kryetarit. Në përgjigjen e tyre thuhet se ky komision vlerëson që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. E ky po shihet si dështim i Zyrës Ligjore të kryeministrit në Detyrë, Albin Kurti. Por, kohë më parë, Zyra Ligjore e kryeministrit në detyrë kishte bërë edhe huqje të tjera në çështje të ndryshme që lidhen me ligjin dhe Kushtetutën. Fillimisht, kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte “zbuluar” një marrëveshje që ai e kishte cilësuar të fshehtë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me NATO-n për lëvizjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Ai kishte kërkuar nga organet e drejtësisë dhe gjyqësori të merren me këtë marrëveshje të fshehtë, por e njëjta doli se ishte transparente dhe për të ishin mbajtur edhe konferenca për shtyp.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …