leoni

Me ngritjen e flamurit në qendër të qytetit në Deçan, përmbyllen Ditët e Çlirimtarëve

Tri gjenerata të veshur me uniformën e UÇK-së e të shoqëruar nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, zyrtar komunal dhe qytetar, në orët e pasdites në qendër të qytetit të Deçanit, është ngrit flamuri i UÇK-së i cili i bënë roje këtij qyteti të vogël e më vlera, i cili në luftën e fundit i fali Kosovës djemtë më të mirë që ne te jetojmë të lirë. Kjo datë përkujton edhe përvjetorin e rënies së Heroit Luan Haradinaj, e kujtojmë me nder dhe krenari idealin dhe trimërinë tij.

Lavdi popullit heroik dhe bijve që ranë për lirin e Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …