Kryetari amerikan Donald Trump ka vazhduar me akuza duke thënë se Kina mund të kishte ndaluar pandeminë globale të koronavirusit, duke e quajtur përhapjen “sulmin më të keq që kemi pasur ndonjëherë mbi vendin tonë”, raporton CNN. Ai ka shtuar se: “Nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Mund të ishte ndalur në burim. Mund të ishte ndalur në Kinë”. Deri tani atje janë infektuar më shumë se 1.2 milionë persona nga të cilët kanë ndërruar jetë rreth 74 mijë. Trump e ka quajtur sulmin e COVID-19 më të keq se ai i 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe sulmi në Pearl Harbor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …