Kreu Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se raporti i sivjetshëm i organizatës me renome Freedom House të titulluar “Vendet në tranzicion”, solli një lajm të mirë për Kosovën, gjë që lehtëson sadopak zymtësinë e kësaj periudhe të pandemisë. Përmes një postimi në rrjetin social ai thotë se raporte prestigjioze ndërkombëtare si ky, demantojnë me fakte pretendimet populiste elektorale të atyre aktorëve politikë kosovarë që nuk dinë të ndërtojnë e ofrojnë vizion për të ardhmen, por garojnë vetëm duke denigruar rivalët e refuzuar arritjet e së shkuarës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …