Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi për vdekjen e Ahmet Brahimajt

Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi për vdekjen e Ahmet Brahimajt

E nderuara familje Brahimaj,

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, Ahmetit. Ahmeti ka qenë njeriu me të cilin është identifikuar baleti në Kosovë. Me angazhimin e tij, ai ka bërë që të njihet jo vetëm nga artistët e ata që merren me kulturë por edhe në fusha tjera. Kur ka folur dikush për baletin e ka pasur në mendje Ahmetin. Ahmet Brahimaj është prej njerëzve të parë që është marrë me balet dhe është edukuar në këtë fushë duke qenë prej gjeneratave të para të Baletit të Kosovës. Si një ndër balerinët e parë, ai ka formuar Ansamblin e Baletit në vendin tonë në vitet e 70-ta të shekullit 20. Ka luajtur në mese 40 premiera baleti e në shumë premiera tjera artistike duke pasur rolet kryesore në to duke u paraqitur me sukses. Përkushtimi me të cilin Ahmeti ka punuar ka bërë që ai përpos që ka fituar dhe gëzuar respektin e atyre që kanë pasur rastin ta njohin e të punojnë me të, ta marrin për frymëzim dhe nxitje për angazhim më të madh. Baleti i Kosovës por edhe kultura shqiptare në përgjithësi ka humbur një figurë shumë të madhe duke e lënë një zbrazëti të pazëvendësueshme. Ahmeti do të kujtohet dhe do të mbetet i paharruar përmes veprave të shumta e gjurmëve të pashlyera që la pas. Mes bashkëpunëtorësh, shëmbëlltyra e tij do të mbetet përjetësisht udhërrëfyes i punës dhe angazhimit. Ngushëllime familjes, miqve e tërë komunitetit artistik për këtë humbje të madhe.

Sinqerisht,

Vlora Dumoshi,

Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …