Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari përmes një postimi të tij në facebook ka kujtuar 23 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Luan Haradinaj, ai ndër të tjera ika thënë: Në 23 vjetorin e rënies heroike në njërën nga betejat e para të UÇK-së kundër forcave serbe, kujtojmë e nderojmë luftën e dëshmorit, Luan Haradinaj. Luani, i rritur e i edukuar në një familje të dëshmuar patriotike që dha shumë për Kosovën, ishte njëri nga shumë të rinjtë që me guximin dhe atdhedashurinë iu bashkuan radhëve të UÇK-së në fillimet e saja për mbrojtjen e vendit, duke qenë të vetëdijshëm që pa gjak nuk ka Liri.
Lavdi dëshmorit Luan Haradinaj, lavdi dëshmorëve të kombit!