Blerta Deliu

Blerta Deliu: Shkëlzen Gashi u zëvendësua nga Cvetko Veljkoviq në kabinetin e kryeministrit Kurti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se pa fije turpi për këshilltar politik të kryeministrit u emërua një njeri që ka simpati për kriminelin e luftës, Ratko Mladiq dhe është kundër pavarësisë së Kosovës, Cvetko Veljkoviq. Ajo ka  shkruar se sjelljet e tilla janë vazhdim i një mendësie antikombëtare e pro serbe që po e dëmton çdo ditë Kosovën; që punon kundër UÇK-së dhe bën argatin e Serbisë. Shkëlzen Gashi u zëvendësua nga Veljkoviq në kabinetin kryeministror. Kërkimfalja dhe shkarkimi i këshilltarit të radhës nuk mjaftojnë. Kjo qeveri duhet sa më parë të shkoj në shtëpi”, ka thënë deputetja Deliu.

Postimi i plotë:

Deklaratat e Shkelzen Gashit si këshilltar i Albin Kurtit kundër UÇK-së u menduan se ishin shkarje momentale e një individi. Madje shkarkimi i tij i shpejt u arsyetua si qëndrim personal por jo i qeverisë dhe shefit të tij të shkarkuar, Albin Kurti.

Por, nuk kaloi java nga provokim i rëndë për qindra mijëra qytetarë, veteranë, viktimave civile e familjarë të dëshmorëve të UÇK-së, që të shokohemi nga një tjetër veprim skandaloz i kësaj qeverie. Pa fije turpi, për këshilltar politik të kryeministrit u emërua një njeri që ka simpati për kriminelin e luftës, Ratko Mladiq dhe është kundër pavarësisë së Kosovës. Në fotografinë e të parit të qeverisë me këshilltarin serb, Cvetko Veljkoviq, ai shpreh lumturinë për emërimin e tij por nuk e thotë asnjë fjalë të së kaluarës së tij. Kurti fsheh me qëllim qëndrimet kundër Kosovës të këshilltarit të sapoemëruar.

Sjellje të tilla janë vazhdim i një mendësie anti kombëtare e pro serbe që po e dëmton çdo ditë Kosovën; që punon kundër UÇK-së dhe bën argatin e Serbisë. Sepse Gashi u zëvendësua nga Veljkoviq në kabinetin kryeministror. Kërkim falja dhe shkarkimi i këshilltarit të radhës nuk mjaftojnë. Kjo qeveri duhet sa më parë të shkoj në shtëpi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pas katër përpjekjeve të dështuara, edhe sot Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota

Në seancën e sotme, si dhe në ato të mëparshme, Albulena Haxhiu mori mbështetje vetëm …