Deri më sot nga Pakoja Emergjente, për pagesën prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat kanë aplikuar mbi 37.000 ndërmarrje dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133.000 persona, ka bërë me dije për mediet Ministria e Financave. Aktualisht është duke punuar për kërkesat e para dhe në momentin e përfundimit të tyre do të vazhdohet me pagesën prej 170 euro për muajin e dytë. Muharrem Shahini nga kjo ministri ka thënë se nuk kanë nevojë më bizneset që të aplikojnë për këtë pako lidhur me pagesën për muajin e dytë. Ai ka folur edhe për masën që synon mbështetjen e ndërmarrjeve vendore, përfshirë këtu edhe OJQ-të dhe të vetëpunësuarit, që janë në vështirësi financiare, si pasojë e rënies së aktivitetit të tyre për shkak të masave të ndërmarra me qëllim luftimin e pandemisë Covid-19.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …