Kryetari Jashari, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, të cilin e ka njoftuar rreth situatës aktuale në Skenderaj, rreth COVID 19 dhe përgjithësi rreth punës e angazhimit nga ana e Shtabit Emergjent Komunal për parandalimin e infeksionit COVID-19. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për koordinimin me nivelin qendror dhe fillimin e implementimit të Pakos Emergjente Fiskale për komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit, me 1 maj shënon 35-vjetorin e Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Hajdar Sutaj …