Me qëllim të realizimit të projektit “Sanimi i rrëshqitjes në rrugën Hani i Elezit-Gorancë” duke filluar nga datë 09.05.2020 (e Shtune) do të mbyllet për qarkullim për kohë të pacaktuar rruga kryesore Hani i Elezit-Gorancë-Glloboçicë. Gjatë zhvillimeve të punimeve në sanimin e këtij segmenti të rrugës, Komuna e Hanit të Elezit dhe Kompania e cila do të zhvilloj punimet, kanë mundësuar qarkullim të papenguar për banorët e Komunës së Hanit të Elezit dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për të kaluar në këtë relacion se do të jenë të kalueshme :
Rrugë primare
Hani i Elezit-Meliq-Rezhancë-Gorancë-Globoçicë dhe anasjelltas
Rrugë alternative:
Hani i Elezit-Seqishtë-Krivenik-Gorancë – Globoçicë dhe anasjelltas
Hani i Elezit-Pustenik-Rezhancë -Gorancë – Globoçicë dhe anasjelltas
Për të gjitha zhvillimet dhe punimet në këtë projekt do të njoftoheni me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme