Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot Ekrem Rexhën, i njohur si komandant Drini. Në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. “Sot kujtojmë 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej komandantëve më të zot që pati Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ekrem Rexha – Komandant Drini, ishte luftëtar që gëzonte respektin e veçantë si te ushtarët e tij ashtu dhe te popullata civile ku vepronte si ushtarak. Me plot meritë, Komandant Drini ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova! Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit!”, ka shkruar ai.