Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka vlerësuar se Albin Kurti ikur nga dialogu me Serbinë, dhe kjo, sipas saj, solli rrëzimin e tij. “Esenca e krejt kësaj që ndodhi ishte dezertimi i Albin Kurtit për të hyrë në bisedime për marrëveshje me Serbinë, e cila do të sillte njohje finale, ashtu siç ka premtuar SHBA-ja”, ka deklaruar ajo. “Pra kjo është epiqendra e problemit dhe veprimet tjera janë vetëm arsye të tjera të Albin Kurtit, i cili donte të dezeronte, një dezertim që pasoi edhe me shkëputjen e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Tërmkolli. “Të nxisësh një politikë të tillë anti-amerikane, këtë nuk e ka bërë asnjë shqiptar”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …