leoni

Pesë vjet nga lufta e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ku kanë rënë 10 shqiptar

Pesë vjet nga lufta e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ku kanë rënë 10 luftëtarë

Sot janë bërë pesë vjet nga lufta e  armatosur në Lagje të Trimave në Kumanovë. Në luftimet e zhvilluara më 9 e 10 maj të vitit 2015  kanë rënë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur të shqiptarëve, shumica syresh ish luftëtarë të UÇK-së dhe 8 policë të Njësive Speciale të Maqedonisë, në mesin e të cilëve ishte edhe një shqiptar. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 37 pjesëmarrës në luftime, shumica shtetas të Kosovës, të cilët janë akuzuar dhe janë dënuar për gjoja terrorizëm. Shtatë nga kreu i grupit janë dënuar me burg të përjetshëm.

Më 17 nëntor 2017, Gjykata Penale në Shkup dënoi me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Në mungesë të dëshmive, katër persona u liruan nga të gjitha akuzat.

Me burg të përjetshëm u dënuan:

Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushiti

Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli u dënua me 40 vjet burg. Po me aq vite burg u dënuan edhe Esat Kafegjolli, Adrian Bujari, Shefqet Hallaqi, Enver Hoxha-Kllajn, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Rufki Dogani, Betim Kabashi, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica dhe Genti Sefaj.

Me nga 20 vjet u dënuan: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Lendrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi dhe Kenan Iseini.

Me 18 vjet burg u dënua: Ragmi Latifi ndërsa me nga 14 vjet burg u dënuan Irfan Lutfiu dhe Sadudin Abdullahu. Me nga 13 vjet u dënuan Arsim Bajrami dhe Elham Arifi. Ndërsa me nga 12 vjet u dënuan Musa Pajaziti dhe Ebib Alimi.

Në mungesë të dëshmive gjykata liroi nga të gjitha akuzat:

Ibrahim Murtezanin, Besnik Bajramin, Besnik Ajdini dhe Fazli Osmanin

Në fillim të seancës, mbi 30 të akuzuarit u ngritën në këmbë thanë se nuk janë terroristë, kënduan himnin kombëtar, brohoritnin “UÇK, UÇK”. Pjesëtarët e grupit të Kumanovës akuzuan politikanët shqiptarë për tradhti. Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …