Eksperti i njohur i mikrobiologjisë, Lul Raka ka deklaruar se është fituar beteja kundër koronavirusit por jo edhe lufta kundër tij. Ai ka thënë se zhdukja e këtij virusi dhe fitorja përfundimtare kundër tij, do të bëhet vetëm me zbulimin e vaksinës e zbulimi i saj mund të zgjas deri një vit. Pandemia mund të mundet kur të gjendet vaksina, e cila është e sigurt dhe është efikase dhe kur ka mundësi të prodhohet në mënyrë masive, sepse në qoftë se vjen deri në një vaksinë të tillë ajo merr një vit. Ne duhet të përgatitemi që të bashkëjetojmë me virusin por duke pasur kujdesin maksimal. Mund të ketë valë të dytë dhe të tretë të virusit, duke marrë shembull vendet e tjera si Singapori që ka pasur valë goditëse të dytë për shkak të neglizhimit të masave. Në valën e dytë, Kosova ka hapësirë që deri në sezonin e ardhshëm të përgatitet në maksimum edhe me teste, pajisje personale dhe kapacitete menaxhuese, në mënyrë që përgatitja të jetë maksimale dhe të mos ketë nevojë për një izolim të tillë sikurse herën e parë, por bashkë me Coronavirusin do të ketë edhe një armik tjetër që është gripi sezonal, gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …