leoni

Rasti i fundit rezulton negativ, Hani i Elezit mundë Korona Virusin

Më 09 Maj 2020, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, është njoftuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK se me metodën RT-PCR, pas testimit të bërë dje dhe ritestimit sot, rasti i fundit me Korona virus, rezulton negativ. Urime për të gjithë të shëruarit dhe një falënderim i sinqertë për disiplinën e treguar dhe sakrificën e tyre me qëllimin më të mirë për të mbrojtur banorët e tjerë nga infektimi. Të urojmë që mos të kemi raste tjera dhe këtë mundë ta arrijmë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës. Angazhimi i përbashkët i të gjitha institucioneve, Stafi i QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”, Policia e Kosovës, IKSHPK-ja dhe të gjithë atyre që në këto rrethana kontribuan dhe po reflektojmë padyshim në suksesin e synuar. Të gjithë banorëve të Komunës së Hanit të Elezit, Faleminderit për bashkëpunimin dhe jemi shumë afër ta fitojmë edhe këtë sfidë të quajtur Virusi COVID-19,vazhdojmë me kujdes të shtuar, duke ruajtur njëri-tjetrin që mos të kemi raste të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …