leoni

Ramiz Rizaj: Beg Rizaj thoshte nuk kam lindur që të plakem por me kryer misionin tim kombëtar

Ramiz Rizaj: Beg Rizaj thoshte nuk kam lindur që të plakem por me kryer misionin tim kombëtar

 Beg Rizaj ka lindur më 25 .12 .1977. në fshatin Prokollukë të Deçanit, nga prindërit Miftar dhe Zojë Rizaj .Vjen nga një familje me tradita të lashta atdhetare dhe me një gjendje mesatare ekonomike . Vëllai i madh, Ramizi ishte i përndjekur, i maltretuar dhe i burgosur për një kohë por fatmirësisht jo shume të gjatë dhe pasi del nga burgu emigron ilegalisht për në Angli. Begu shkollën fillore e kreu në Irzniç, kurse të mesmen në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.!. Menjëherë kyçet si i ri në grupin gueril të Dukagjinit. Në pa mundësi që të vazhdonte fakultetin e juridikut, gjegjësisht kriminalistikës, që ishte jo vetëm pasion por edhe si detyrim i vetës duke parë situatën e rëndë okupuese, dëshira e tij ishte të përgatitej fizikisht. Kështu që profesioni i tij u shndërrua në ushtar lirie. Begu veprimtarinë e tij e filloi qysh në bankat e gjimnazit duke qenë prezent në rreshtat e parë në çdo demonstratê apo pa drejtësi tê asaj kohe. Duke parê represionin e shtuar dhe shumë agresiv tê pushtetit tê Millosheviqit , Begu nuk mund tè përballonte dhe duronte atë gjendje. Shumè i ri vetëm 18 vjeçar kaloi nê Shqipëri duke gjetur lidhjet me ushtarakêt më të Zotët e shtetit Shqiptar. Njêri prej tyre ishte Lefter Koxha ( Komandant Teli), me të cilin mê vonê nê vitin 2001 i bashkoi lufta nê Iliridë kundër pushtuesit Maqedon! Begu pas stërvitjeve dhe përgatitjeve fizike kthehet nga Shqipëria dhe kontaktet e para me guerilen e asaj kohe i merr me Fadil Malokun i cili po ashtu nê 99‘ bie nê Koshare . Begu nga këtu e deri nê rënien e tij me 10 maj 2015 nuk u ndal sê vepruari e luftuari . Begu deri sa ka filluar lufta frontale nê Drenicë , dukagjin e pjesê tjera tè Kosovës është shquar për aksione tê gueriles nê stacionin policor tê Irzniqit nê kafen e serbëve mu nê qendër tè Deçanit e nê thyerjen e kufirit tê shumë hershme duke u furnizuar me armê për vete dhe shokët e tij, dhe me kujdes tê veçantë por duke mos e len asnjëherë të qetë Postën ushtarake të armikut në Kosharë.

Në vitin 1998‘ Begu qè ishte i përgatitur fortê fizikisht dhe nga natyra ishte djalë shumë sportiv, u pozicionua në Gllogjan fillimisht duke u bërë menjëherë pjesëtarë i njësitit “Shqiponjat e Zeza” ku komandant i kësaj njësie ishte Idriz Balaj ( Tigri)‘ në këtë njësi ishin djemtë më profesionist ushtarakisht, nga këtu Begu ku do që ishte më rrezik dhe që duhej t‘kenë forca më të forta veprimi Begu ishte aty. Në Dukagjin pothuajse në të tëra bazat e vendosura, në Drenicë, Llap, Gollakë , Anamoravë. Përveç që i furnizonin me armë, Begu i mësonte regrutët e rinj si të mbrohen si të sulmoi por edhe si të kenë kujdesin ndaj vetës dhe hierarkisë ushtarake. Shoku i tij i ngushtë ka qenê Fadil Maloku nga i cili dhe ka marr lidhjet e para me guerilen e UÇK-së. Begu ka marr pjesë në të gjitha zonat e Kosovës , duke mos e ndalur më pas dhe betimin e tij për bashkim kombëtare! Begu që nga ’97-ta e deri 2015 në rënien e tij asnjëherë s’ka pushuari sè luftuari e vepruari. I vetmi rast që u shkëput nga ky mision i tij ka qenë në shtator ‘98 ishte në Brigadën e 138 në Koshare, arsye ishte plagosja tij e rëndë dhe u transportua për shërim jashtë vendit . Me ndihmën e vëllezërve të tij ju mundësua të kurohet në Norvegji, por edhe pse nuk ishte akoma i shëruar plotësisht kthehet pikërisht në Koshare në mars 98’aty ku përmasat e luftës ishin të zgjeruara rreth kufirit shqiptaro shqiptarë dhe përgatitej të merrte fund ky kufi artificial ndër shekuj. Begu vazhdoi në ato luftime të ashpra duke humbur shumë shokë ,njërin prej tyre Fadil Malokun. Në qershor 99‘ ndërhyrja e NATO-s së bashku me trimat e UÇK-së morën të gjitha pozicionet ku kishte okupuar ushtria serbe dhe kështu u nënshkrua një kapitull i ri për Kosovën e Lirë por kjo nuk e qetësoi Begun përfundimisht. Begu dhe disa shokë të tij idealistë të çështjes kombëtare nuk pushuan fare përkundrazi grumbullonin mjete sa më shumë por tani më në rrethana më të lehta furnizimi nga shteti amë, duke parë rrezikun që i kanosej Kosovës lindore, gjegjësisht (Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës). Në vitin 2 000 shpërtheu konflikti i armatosur në ato vise, Begu me shokët si uragan kreshnikë prapë në vija të para të frontit.

Luftoi në të gjitha vendet e asaj zonë deri në përfundimin e një marrëveshje serbo- shqiptare me ndërmjetësim i të huajve. Begu prapë nuk ndaloi por amaneti i dëshmorëve për bashkim nuk e linte të qetë trimin. Në 2001 prapë në tokat shqiptare pa drejtësi dhe represion e dhunë sllave, në këtë rast filloi konflikti armatosur nè Maqedoni ( Iliridê)‘Komandant Begu prapë ju printe ushtareve idealistè duke luftuar nê tê gjitha viset e vendit Ilirides deri në marrëveshjen e Ohrit e cila në brendësi teorike ishte e përsosur me lejimin e flamurit, lejimin e gjuhës shqipe dhe përveç kësaj gjuha shqipe të bëhej gjuhë zyrtare, po ashtu të jetojnë gjithë popujt të barabartë pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare . Por sllavët kurrë s’kanë mbajt besë as fjalë në raport me shqiptarët dhe përfundimisht kjo marrëveshje nuk u realizua dhe nuk u implementua asnjëherë në praktik përkundrazi mori përmasa edhe më të egra dhune burgosje dhe maltretime ndaj popullatës shqiptare. Beg Rizaj si prijës dhe ideator strateg i një ushtaraku madhështorë, mobilizoi forcat më elite të kombit tonë, njerëzit më kolos të atdheut të cilit jo rastësisht vinin nga Tirana, Shkupi, Kosova, Ulqini e Çamëria dhe pjesa më e madhe e tyre nga çdo qytet i Kosovës, djemtë kryesisht të kalitur ushtarakisht në tri luftërat e atdheut tonë. Kështu që me 7 maj 2915 futet në Kumanovë Begu me një grup shokësh për të parë me nga afër gjendjen e atjeshme, duke parë vërtetë gjendjen e rëndë që ushtronte okupatori sllavo maqedon mbi popullatën civile Begu lajmëroi të gjithë shokët e grupit t’i vinin në ndihmë njerëzve tanë, më 8 maj 2015 në Kumanovë u bashkuan 45 shokë idealistë e liridashës , që u cilësua më pas si grupi i Kumanovës. Më 9 maj në orët e hershme të mëngjesit e deri me 10 maj në orët e mbrëmjes u bën luftime të ashpra nga forcat barbare me tërë arsenalin e tyre ushtarak e policor në një shtet me 45 vet. Djemtë tanë nuk shkuan për të bërë asnjë sulm por të mbrojtur popullatën civile shqiptare. Begu me shokë ra në një pusi tradhtie e përgatitur mirë nga forcat sllave në bashkëpunim me disa shqipfolës spiun të tyre! Begu kishte lënë një fjalë të fortë për vetën! Nuk kam lindur me u plak por me kryer misionin tim kombëtare dhe me ik! Kështu dhe përfundoi misioni tij rrugëtimi nëpër shtigjet më të vështira të një njeriut por nuk thënë kot se heronjtë edhe para vdekjes shkojnë duke buzëqeshur, kryelartë dhe të pa përulur e gjithmonë të pa mposhtur!

 

Beg Rizaj ra heroikisht me 9 bashkëluftëtarët e tij duke e shpaguar veten dhe shokët e tij. Me 10 maj 2015 ikona, strategu ushtarak, legjenda e popullit tonë fitoi pavdekësisë e tij të përjetshme! Begu la pa vetes bashkëshorten Artën dhe 5 fëmijë: Betejen, Atdheu, Zojen, Muhametin dhe Ibrahimin. Babai i kishte vdekur në një moshë shumë të re dhe Begun e rriti nëna Zojë, dhe u kujdes si baba e vëlla, vëllai i madh Ramizi! Lavdi në përjetësi për të përjetshmit Heronjtë e Atdheut tonë të cilët e bënë luftën për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare! Vepra heroike e atdhetare e tyre, shëmbëlltyrë për brezat. Trimëria dhe heroizmi i kolosit tonë Beg u trashëgoftë sa të jetojnë populli ynë. Begu sakrifikoi jetën e tij në emër të lirisë, dinjitetit, çlirimit të trojeve shqiptare për bashkimin kombëtare! Andaj kujtimi më i denjë për heroit tanë është gjithçka të bëjmë ne besnikëri të rrugës së tyre dhe drejt realizimit të amanetit! Mos të harrojmë se nga gjaku i këtyre trimave ne po shijojmë rrezet e lirisë të cilat po na ndriçojnë të gjithë neve. Historia nuk shkruhet por bëhet . Unë lirisht mund t’i quaj Heroit e Historisë së shekullit!

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …