Nëse duam dialog të barabartë dhe paqe të qëndrueshme, në marrëveshjen eventuale përfundimtare Prishtinë – Beograd, duhet të jetë subjekt negociatash edhe Serbia, respektivisht Kosova Lindore thotë kryetari i Këshillit Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafa. Sipas tij janë shtuar zërat se në dialogun Kosovë-Serbi nuk duhet biseduar për çështjet përtej kufijve të tanishëm të Republikës së Kosovës. Kjo qasje që ka për synim që të ndërhyhet vetëm në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, duke përjashtuar mundësinë që të ndërhyhet në çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë, pra edhe me tri komunat shqiptare atje.
