Vitia po i kthehet ngadalë përditshmërisë por pa larguar vëmendjen nga pandemia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti ka mbajtur mbledhje të rregullt edhe pse në komunën e Vitisë të gjithë qytetarët që ishin prekur me virusin pandemik COVID-19 janë shëruar dhe nuk ka më raste të qytetarëve vitias të prekur me këtë virus. Megjithatë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi tha se kjo komunë po vazhdon me masa parandaluese me qëllim që ky virus të mos përhapët përsëri. “Fatmirësisht nuk kemi raste të reja të qytetarëve tanë të prekur me koronavirus, uroj që kjo të mbetet e tillë. Megjithatë ne do të vazhdojmë me masa parandaluese që në të ardhmen të ju kthehemi ngadalë dhe sigurte përditshmërisë. Gjithashtu lusim qytetarët tanë që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve”, u shpreh Kryetari Haliti. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili bëri me dije se policia në Viti akoma është duke respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për menaxhimin e vatrave të përhapjes së infeksionit dhe atë deri sa ta marrin një vendim tjetër nga niveli qendror. Përndryshe edhe sot gjatë ditës Njësia Profesionale e Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit (NJPZSH) në qytetin e Vitisë, ka bërë pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve dhe shesheve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …