Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është vetizoluar. Për shkak se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, kishte pasur kontakt të ngushtë me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që të vetizolohet. Kjo pasi që vetë Kurti dhe punonjësit e tjetër në Zyrën e Kryeministrit kishin pasur kontakt me zyrtarin e MIE-së. “Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …