Fushata vetëdijesuese në Klinë kundër etheve hemorragjike

Drejtoria e Shëndetësisë në Klinë përmes personelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” me ndihmën edhe të paqeruajtësve sllovenë të KFOR-it, si dhe Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Klinës, ka organizuar aktivitete vetëdijesuese në të gjitha fshatrat e kësaj komune në kuadër të masave preventive kundër etheve hemorragjike që shkaktohen nga pickimi i rriqrave. Pjesëmarrja ka qenë masive në të gjitha shkollat e kësaj komune, ku nxënësve dhe qytetarëve u është treguar për rrezikun që paraqet pickimi i rriqrave. I tërë aktiviteti është zhvilluar nga ekipet e QKMF-së dhe ai i KFOR-it slloven. Zyrtarë të personelit shëndetësor në Komunën e Klinës bëjnë me dije se, gjendja momentale në aspektin e të prekurve nga rriqrat është e vogël dhe deri me tani vetëm 2 persona kanë kërkuar ndihmë shëndetësore që janë prekur nga rriqrat.  Në kuadër të fushatës vetëdijesuese janë shpërndarë edhe fletushka ku qytetarëve u sugjerohet si të mbrohen nga pickimi i rriqrave që shkaktojnë ethet hemorragjike krime kongo.

Vatrat më të rrezikuara në Komunën e Klinës janë rripi unazor duke nisur nga fshatrat Volljakë, Sferkë, Ujmirë, Jashanicë e deri në Shtupel, ndërkohë që pothuajse të gjitha lokalitetet janë të prekura nga pickimi i rriqrave e sidomos në qytetin e Klinës.

Aty ku ka barishte dhe shkurre të shumta nëpër oborre të shtëpisë preferohet të pastrohen. Qytetarët në asnjë mënyrë nuk duhet vetë ti heqin rriqrat nga trupi dhe në këto raste të lajmërohen në punktin me të afërt shëndetësor.

Simptomat që shkaktohen nga rriqrat zakonisht përcillet me skuqje të syve, temperaturë, kokëdhimbje, molisje, dhimbje trupi, gjakderdhje, andaj të gjithë personat që kanë simptome të tilla duhet të lajmërohen patjetër në punktin më të afërt shëndetësor pasi që tashmë Klina ka një staf të përgatitur për trajtimin e të pickuarve nga rriqrat.

Prindërve u sugjerohet që në çdo mbrëmje të kontrollojnë fëmijët në trup, ndërsa atyre që punojnë në fushë të mos mbajnë të zbuluara pjesët e trupit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …