Paketa mbështetëse për biznesin dhe qytetarin që qeveria e Kosovës ka ndërmarrë, pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zbutjen e vështirësive financiare të krijuara në situatën e pandemisë së COVID-19. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se kërkohet një plan i qartë për injektimin e fondeve në ekonomi për të lehtësuar likuiditetin e bizneseve dhe aftësinë e tyre për të vijuar me investimet. Prandaj, shprehet ai, ne konsiderojmë se pas kalimit të fazës emergjente, duhet të fillojmë me fazën e rimëkëmbjes, në të cilën sistemi bankar do të kishte barrën kryesore të financimit të ekonomisë. “Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet të gjithë aktorëve në ekonomi sigurisht që do të rezultojë në një platformë, e cila do të adresojë në mënyrën më të mirë sfidat që na presin, prandaj unë jam optimist që ekonomia e Kosovës do të kthehet në një normalitet të ri më të mirë dhe me perspektivë më të madhe për të ardhmen”, thekson Mehmeti. (ATSH).
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …