Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka propozuar një pako të fuqishme financiare për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga izolimi për shkak të pandemisë Covid-19. Abrashi, i cili është po ashtu edhe biznesmen i njohur, ka thënë se të gjitha parashikimet tregojnë se pasojat ekonomike do të jenë të rënda kudo në botë, prandaj sipas tij duhet të veprohet sa më parë. Ai ka thënë se Kosovës i duhen rreth 800 milionë euro për ta stabilizuar tregun në vend.