Edhe një i shëruar nga Malisheva dhe numri i të shëruarve shkon në 72

Edhe një person nga Komuna e Malishevës, është shëruar plotësisht nga virusi i COVID-19, duke e rritur numrin e të shëruarve në 72 persona. Rasti i shërimit të këtij pacienti, është konfirmuar nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike (IRSHP) në Prizren. Me këtë rast të shëruar, numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar në Komunën e Malishevës, shkon në 72 persona, ndërsa aktiv me COVID-19, janë edhe tre pacient. Pas konfirmimit të këtij rasti, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka përsëritur thirrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë ti respektojnë masat dhe udhëzimet, për mbajtje të distancës fizike, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, shmangien nga vendet me numër të madh të qytetarëve, dhe mbajtje të higjienës, pasi kjo mbetet arma e vetme dhe më efektive për luftimin e COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …