leoni

Përkujtohet eprori i UÇK-së Bedrush Gashi nga Drenoci

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me nënën Bademe, djalin Seprandin, vajzën Brikenën, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, nderuan kujtimin, veprën dhe rënien heroike të veprimtarit të shquar të ilegales atdhetare, bashkëthemeluesin e celulave të para të UÇK-së në Anadrini, eprorin e UÇK-së i sprovuar në organizim, riorganizim dhe në beteja, Bedrush Gashin nga Drenoci. Rënia e tij ishte humbje e madhe për shokët dhe UÇK-në. Bedrushi iu bashkua shokëve në altarin e lirisë të rënë në fushëbeteja dhe vëllait të tij Feimit, i rënë me 27 maj 1998, së bashku me bashkëluftëtarët e tij Përparim Thaçin dhe Sakip Bellaqën. Personaliteti i Bedrush Gashit mishëron shqiptarin trim e të vendosur që nuk ndalet kurrë në rrugën e çlirimit, uraganin çlirimtar i cili vepron me pushkë në dorë dhe hap shtigjet e lirisë, pa u mposhtur prej vështirësive, deri në frymën e fundit. Heroi Bedrush Gashi është emblemë e luftës sonë çlirimtare, e cila mbetet përjetësisht në histori dhe kujtesën tonë kombëtare. Familjarëve ju urojmë krenari, e dëshmorëve lavdi të përjetshme! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …