Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar që të respektohen masat mbrojtëse kundër Covid-19. Ai ka thënë se mosrespektimi i këtyre masave rrezikon hapjen e ekonomisë në Kosovë dhe progresin në fushën e shëndetit publik. “Të rritet kujdesi dhe të respektohen masat mbrojtëse dhe parandaluese. Këto janë ditë vendimtare dhe testi kryesor për kalimin në fazat tjera të hapjes të ekonomisë. Respektimi i masave mbrojtëse, veçanërisht distanca sociale, mbajtja e maskave dhe dorezave, është e domosdoshme dhe jetike. Këto ditë kemi një eufori dhe tendencë që të anashkalohet respektimi i masave dhe orari i lëvizjes. Kjo rrezikon tërë progresin dhe mundësitë e hapjes të ekonomisë, ashtu siç është paraparë në planin e publikuar. Na duhet pak më shumë kujdes, që të mos rrezikojmë progresin në pjesën e shëndetit publik, e veçanërisht komplet sektorin privat”, ka shkruar Rukiqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …