Sabit Bajraktari nga Klina e Epërme ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt

Sabit Bajraktari nga Klina e Epërme ka dhuruar 1000 kg miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt.

Në emër të familjes donacionin e dorëzoi djali i Sabitit, Bajrami.

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, e ka falënderuar familjen Bajraktari dhe gjithë personat e vullnetit të mirë që po u qëndrojnë afër familjeve nevojtare në këtë kohë pandemie.

Ne si komunë jemi duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresen tonë ta dërgojmë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …