leoni

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës e aprovon kërkesën e Kosovës për 35 milionë euro kredi

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës e aprovon kërkesën e Kosovës për 35 milionë euro kredi

Ministria e Financave dhe e Transfereve ka bërë me dije se të martën në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Administrativ të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës është aprovuar kërkesa e parë e Kosovës për mbështetje me kredi sovrane. Sipas këtij njoftimi, guvernatori i BZhKE-së Rolf Wenzel, ka thënë se kjo kredi e parë sovrane për autoritetet kosovare siguron financim për sistemin shëndetësor dhe grupet e margjinalizuara. Kredia me BZhKE pritet të financojë direkt sistemin shëndetësor përmes sistemit të financave publike të Kosovës. Kjo mbështetje do të mundësojë implementim të shpejtë të masave dhe do t’i vë në dispozicion sistemit shëndetësor resurse të cilat nuk i ka pasur që nga periudha e pasluftës.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …