Mehmet Musa: Haki Zekë Islamaj (1944-2000), atdhetar, burrë shteti e burrë ushtrie

Mehmet Musa: Haki Zekë Islamaj (1944-2000), atdhetar, burrë shteti e burrë ushtrie

Grada më e lartë ushtarake dhe më e ndeshmja,është të jeshë ushtar besnik i popullit dhe Atdheut gjithë jetën dhe pa pritur ndonjë shpërblim pë këtë shërbim!!!  Haki Zeka

     Me 6 prill të vitit 2016,në orën 4 të mëngjesit shkruajta:zgjohuni nga gjumi,vëllezër e motra,miq e dashamirë,shokë tė idealit e të ilegales,zgjohuni që sot bashkarisht të festojmë një jubile,me rastin e 70 vjetorit të lindjës së burrit më të madh që ka nxjerrë trualli i Isniqit në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi.Pra ,si sot e 70-të vjet më parë lindi ORA e Isniqit,lindi vëllai i Haxhi Zekës e Kadri Zekës,pra lindi Haki Zeka.Me këte rast kam meduar që për figurën e atdhetarit Haki Zeka të shkruaj vetëm në përvjetorin e lindjës së Tij,duke e anashkaluar 14 majin e vitit 2000,sepse burrat e mëdhenj si Haki Zeka kanë vetëm ditëlindje.Por nga emocionet e respekti i pafund që ruaj për  këte figurë komplekse kombëtare,nuk munda të shkruaj edhe një germë të vetëme pas këtij shkrimi, sepse ,disi , m’u trubullua mendja për shumë arsye…)* prandaj vendosa që të vazhdoj sot, pikrisht me 14 maj. Sot bëhen 20 vjet të ndarjës nga jeta e njëres prej figurave më madhështore,të veçantë të pakrahasueshme që lindi dhe e rriti Isniqi i Lekë Vukës.Me 14 maj të vitit 2000 i mbylli sytë stërnipi i Canë Lekës,Haki Islamaj!Atë ditë pranvere ,dielli që rrëzonte mbi Isniq e ndali hapin,lulëbozhuret e Atdheut ulën kryet e cicërima e zogjëve nuk dëgjohej,ndërsa Bistrica e Deçanit pushoi  ushtimën,sepse Isniqit e Dukagjinit po i mungonte njëri ndër burrat më të mëdhenjë e të veçant që ka nxjerrë Isniqi në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi.

Nxënësit e shkollës Isa Boletini u shkrehën në vaj,sepse po ikte në pakthim,pa u thën lamtumirën e fundit ,mësuesi i tyre i dashur i cili për 33 vjet rresht me përkushtimin më të madh njerzor dhe intelektual mbolli rreze drite e diturie në kokën  e tyre të njomë.Këshilli i arsimtarëve shprehu pikëllimin e pa përshkruar për kolegun e devotshëm,punëtorin e zellshëm të arsimit dhe drejtorin e shkollës të cilen e drejtoi për një dekadë, me thikën të fyti ditën e natën nga kulçedrat e Serbisë.Pikrisht në dhjetë vitet më të vështire për kombin tonë-1990-1999 ai u kishte dhënë besën nxënësve ashtu si dikur, mësuesi hero i popullit Ismet Sali Bruçaj;

Per shkollën shqipe

Jetën e bëj fli

Besën nxënësve u kam dhënë

po qe se më varin në bli.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës u nda nga themeluesi i celulave të para të UÇK-së në Isniq , nga luftëtari i vijës së parë të frontit,burri i fjalës,besës,traditës dhe pushkës dhe veterani i UÇK-së Haki Zeka i Islamajve.

 Zekë Mustafa i Islamajve lindi në kohën e hyrrjetit.Atdheu ynë ishte rraskapitur tej mase nga sundimi pesë shekullor otoman,por,megjithate babai i Zekës ,Mustafa, i la një pasuri të patundëshme të birit e që aso kohe konsiderohej si shtresë e mesme.

Zeka u rrit dhe burrërua me të gjitha tiparet  e një burri isniqas.Ishte punëtor i palodhëshëm,i qetë e fjalëpak gjë që e bëri të tërhiqej nga rrethi i moshatarëve.Për këte ,

sigurisht ka ndikuar  edhe fakti që ishte djalë dëshiri.

Hallet e jetës e përplasën padrejtësisht.Ju desh të martohej tre here,por nuk kishte fat të kishte një djalë, ashtu siç eshtë dëshira e çdo shqiptari që të ketë si trashgimtar një djalë.Vitet po kalonin rrufeshëm e burri i Isniqit po i afrohej të shtatëdhjetave.

Plakut të urtë shpeshëhere i sillej në kokë mendimi se si po i vjen fundi per te ikur nga jeta hise humbur.Atij,i vinte keq t’i qante hallin dikujt dhe çdokujt.Por populli ynë thotë:“Zoti nuk eshtë i vonë kurrë“dhe „mos t‘lasht zoti pa miq e shokë“.Kështu që si shok e vëlla Zekë Mustafa kishte zgjedhur Rexhep Osman Bruçin dhe ashtu i doli.

Një ditë prej ditësh në kullën trekatëshe të Zekë Mustafës ndersa pinin nga një kafe dhe dridhnin nga një cigare duhan Rexhepi i propozon të martohet për të katërten herë.

Zeka duke parë moshën i drejtohet Rexhepit:“po kush më jep mua çikë për nuse në ketë moshë?“

Mbas ketyre fjaleve e mori prap fjalen Rexhepi dhe tha:“O Zekë Mustafa!T i je burrë me zë e nam.Une kam qenë ushtar me Sylë Alinë e Malajve të Rugovës dhe e kam shok e vëlla si edhe ty.Ai ka një vajze 20 vjeçe që eshtë më burrë se burrat, thue se eshtë  motra e Mujës e Halilit ,me të gjitha të mirat .Ti mos ma prish he burri i dheut!“

Dhe ashtu si tha Rexhep Osmani edhe u bë.Sylë Alia ia bëri për hajr çikën Rexhepit për Zekë Mustafën.

Pas pak ditesh Zeka u martua për të katërten here e pas një viti ai dhe gjithë dashamirët e tij u gezuan e lumturuan kur i lindi djali te cilit i vunë emërin e gjyshit ,Mustafë.Një vit më vonë ,për të dytën here ,kulla dhe trualli i Zekë Mustafës po lëkundej dhe dridhej nga gëzimi sepse lindi edhe djali i dytë të cilit i vunë emërin Haki,pra lindi Haki Zeka i Islamajve.

Burrat e mëdhenj të kombit lindin në ditët më të shenuara të historisë dhe po ashtu ,ikin në ditë të shenuara për kombin.I tillë ishte Haki Zeka i cili lindi në luftë dhe iku në luftë. Lindi më 6 prill të vitit 1944 në Isniq.

Aso kohe në Shqipërinë natyrale pushtuesit ndërroheshin njëri pas tjetrit.Iku Pashiçi e erdhi nemci siç thirrej në popull nazizmi gjerman.

Baba Zekë nuk përmbajej nga gëzimi ,që tani ishte baba i dy djemëve,por një gjë e gërryente në shpirt sepse kishte parandjenja se se shpejti do t“i linte që të dy jetimë, por ajo që i ngjallte shpresën ishte bija e Rugovës ,Xhevahirja që në shenjë respekti Zekë Mustafa e thërriste malësore.

Një ditë Zeka e thërriti nga dritarja e katit të tretë : „O malsore ngjitju shkallëve dhe hajde në kullë,aty ku ishte i shtrirë në postaqe,sa për të pushuar pak ,nga sëmundja që e bluante përbrenda.

Erdhi malsorja dhe e pyeti: „fol ti njeri ç‘më deshe?“

Po nuse ,kam një amanet të rëndë e të shenjtë për ty.Po të le amanet Mustafën dhe Hakinë që t’mi rritësh dhe edukosh sa në frymën e të parëve të Rugovës aq edhe në frymën e Isniqit,sepse kam parë në endërr se nuk e kam të gjatë.

Pasi i dëgjoi fjalët dhe shikonte lëvizjen e rrudhave të ballit më vëmendje malsorja iu përgjegj Zekë Mustafës:“O burr Isniqi !Pasha besën e maleve të Rugovës dhe emërin e të madhit Zot,rri pa pikën e vezvezes( kasavetit)se unë ,çika e Sylë Rugovës kam me u kujdesë për bijtë tanë sa ka per t“u shkuar zëri lartë  në vend e kuvend.

Në fund të tetorit te vitit 1944 Zekë Mustafa vdiq i qetë se po linte në jetë si pasardhës dy burra; Mustafën  një vit e gjysëm dhe Hakiun gjashtë muajsh.

Vdekja e Zekë Mustafës u përjetua rëndë nga i gjithë fshati  e në veçanti nga shoku e si vëlla i tij Rexhep Osmani dhe nga bashkeshortja ,nënë Xhevahirja e cila do te kishte shume veshtiresi për të rritur dy jetimë duke mbajtur edhe premtimin që i kishte dhënë Zekë Mustafës, në odën e burrave në kullën tre katëshe.

Shqipëria natyrale ishte në luftë nga të katër anët.Pushtuesit ndërroheshin njeri pas tjetrit.Iku nazizmi gjerman për tu zëvendësuar nga çetnikët e Drazhë Mihajloviçit dhe të Tito zagarit.

Shqipëria u nda pas vitit 1945 duke i shkeputur Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në  verilindje,ku filloi gjenocidi shtetëror serb.  Çetnikët,komunistët serb dhe drazhistët ishin bashkuar kundër nesh , të ndihmuar edhe nga një pjesë ,pjellë e ndytë e kombit tonë, duke vrarë,djegur e shpërngulur popullatën autoktone shqiptare nga trojet e veta stërgjyshore.

Në këto rrethana e kushte të rënda, u desh me çdo kusht të rritën  pa fëmijëri dy jetimët e Zekë Mustafës,nga nënë Xhevahirja e cila tani në kullë ishte edhe burrë edhe grua.

Dihet që fëmijët më të vegjël janë gjithnjë më të privilegjuarit e prindëve e për këtë arësye Xhevahirja vendosi që ,me mundësitë e veta,duke bërë punë dore, të bëjë të mundur vazhdimin e shkolles nga djali i saj më i vogël.

Nëse në Koha e Mjerimit të Migjenit,Luli i vocërr i kishte tullumat me gojë  të hapur që dukesh sikur do t’a hanin mësuesin,Haki Islamaj ,si shihet në një foto të klasës së parë të asaj kohe,ishte i vetmi nxënës i klasës që nuk kishte as opinga e as çorape.

Në atë kohe askujt nuk mund t’i shkonte ndërmend se ky vogëlush i leckosur, pa opinga e pa çorape ,një ditë bëhej drejtor popullor i shkollës së tij,do mbronte me nder e me faqe të bardhë gjatë tërë jetës së Tij të shkurtër titujt dhe dekoratat e krenarisë kombëtare.

Pasi kreu shkollën fillore ai u regjistrua në shkollën e mesme ekonomike „17 Nëntori“ në Pejë dhe më vonë vazhdoi normalen „Dimitrije Tucoviç „në Prizren ,ku u diplomua si mësues, e me pas vazhdoi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë , ne degën e matematikës.

Me 01.09.1968, ai,për herë të parë mori në dorë ditarin e shkollës  ku kishte mësuar ABC- në ,në Isniq ,si mësues i matematikës

Ne të njejten kohë,pa shkëputje nga puna ,ai vazhdoi dhe kreu me sukses Akademinë Pedagogjike ,në Prizren nga ku u diplomua me 24 .06.1978.

Jeta komplekse e Haki Zekës nuk ishte për tu harruar e as për tu lakmuar.Sfidat e jetës duhej tejkaloheshin e fitoheshin me çdo kusht.

Kur u këthye nga Prizreni ,në Isniq ,ku do të punonte,ai kujtonte edhe shokët e shkollës normale,me te cilet kishte biseduar e diskutuar edhe per çështjet madhore e Atdheut.

Pas demostratës së Prizrenit duhej të pregatitej demostrata e Pejës, ku Haki Islami dha një kontribt te çmuar në organizimin e saj ,si pararojë ,duke pasur gjithmonë parasyshë mësimet e nënës që duhet të ishte syçelë .

Edhe pse shokët e kishin lutur që të mos marrë pjesë në demostratë sepse kishte vetem një muaj që ishte punsuar si mësues,ai nuk iu bind këshillave të shokëve dhe pikërisht në ditën e tregut ne Pejë ,më 19 tetor 1968 ,Hakiu bashkohet me numërin e madh të demostruesve në Pejë për të drejta dhe liri kombëtare.

Jeta e re në shkollën fillore të Isniqit ishtë një kapitull i veçant për 24 vjeçarin Haki Zeka.

Formimi i tij psikologjik,natyra e tij e qetë ,me një buzqeshje të lehtë dhe sjellja e tij si pedagog ,bënë që për një kohë të shkurtërt të bëhet shum i dashur për nxënësit dhe mësuesit e shkollës .

Ai ishte një pedagog i përkryer,i shkelqyshëm i përpiktë, me një disiplinë të lartë shkencore dhe me njësjellje tepër njerëzore.Tani ,në këte moment ,nuk mund të lë pa përmendur një rast sa, interesant aq edhe të pa harruar të mësuesit tim Haki Zeka.Isha në klasën e gjashtë,në katin e dytë të shkollës .Klasa ndodhej direkt mbi banesën e mësuesit të serbishtes, Bozhë Dashiqi.

Erdhi mësuesi i matematikës, si gjthnjë i buzëqeshur.

Njëri nga shokët e klasës që ishte i dobët në mësimet e tjera por dhe në matematikë,përpiqej që me zhurmë dhe probleme në klasë ta mbulonte paditurinë e tij.

Me leje ?- iu drejtua ai mësuesit.Urdhëro iu pergjigj mësuesi Haki. Pse ti nuk na rreh me thupër si mësuesi Bozhë që çdo ditë thyen nga tri thupra duke na qëlluar  kur nuk dimë ndonje fjale serbisht,apo si mësuesi i historisë që bën të njëjten gjë kur kur ne nuk dimë për  kryengritjen e parë apo te dytë serbe .Ai na detyron të rrimë  para dërrasës së zezë me dy duart perpjetë dhe në një këmbë ,ose të qendrojm në gjunj mbi kokërra fasulesh të hedhura mbi beton.

Mbas këtyre pyetjeve nxënësi vuri duartë mbi kokë,duke menduar se mësuesi që po i afrohej të banka, do t’i jepte dy-tre pëllëmbë pas kokës.

Pasi i dëgjoi fjalët e nxënësit “rrebel „e u afrua të ai,mësues Hakiu i tha:“degjomë mirë!Unë për të gjithë nxënësit e kësajë shkolle kam zgjedhur një tjeter metodë.Në vend të pellembes dhe thuprës kam zgjedhur buzqeshjen për ju dhe ate nuk do ta kursej kurrë.Nëse ju nuk keni frikë nga buzqeshja ime,atëhere thupra eshtë e kotë.“

Pas këtyre fjalëve,ai ,me ngadalë,iu afrua nxënësit dhe i vuri dorën mbi kokë duke e përkëdhelur,ndersa „rrebeli“ shpertheu ne vaj.

Ka shumë gjenerata e gjenerata nxënesish që percolli ky edukator i palodhur për 33 vjet rradhazi që punoi në shkollën fillore të Isniqit.

Menjëhere pas punës në shkollë,ai i vishte rrobat e punës dhe e pyeste nënën Xhevahire se në cilën arë apo livadh ishte Mustafa dhe mbas pak të dy vëllezërit ishin pranë njeri-tjetrit me kosë ne dorë.

Ngjarjet e lavdishme dhe historike të vitit 1981 të cilat ai i mbeshteste me bindje dhe syçeltesi i ringjallën shpirtin mësuesit.

Edhe sot e kësajë dite për isniqasit dhe organet e sigurimit serb është enigmë ,parulla“Kosova Republikë“e shkruar në mesnatën e datës 13.12.1982 ,me ngjyrë të kaltert në shitorën e Nezirit dhe kioskën e“Rilindjes“në qendër të fshatit e shkruajtur nga motra e Haki Zekës dhe vajza e tij që ishte vetëm 16 vjeç.

Në Isniq ai kishte besim të ndersjelltë me Musë Mehmetin e Gani Musën .Diferenca e moshes,(ai ishte 15 vjet më i ri se Musa e 16 vjet më i vjetër se Ganiu), nuk e pengonte të shoqerohej me ta dhe t’u kerkonte here pes here literaturë të ndaluar që botohej në Tiranë e ne mergim.

Tashti dihet botërisht se pas renies në burg të grupit të Ismail Haradinajt, trualli dhe bijtë e Musë Mehmetit ishin të  ngarkuar për organizimin e ilegalës në nivel të AtdheutNë këte organizim bënte pjesë edhe Haki Zeka si anëtar, me të drejta të plota të (LRSHJ-së).Nga viti 1981 e deri në vitin 1990,Haki Islami krahas legales ishte i ngarkuar edhe në ilegale që të njoftonte me iformacione shokët jashtë vendit për veprimtarinë agjenturore,sidomos të shqiptarëve të zinj që ishin inkuadruar në shërbim të Serbisë,si dhe për sjelljet e tyre në popull.

Ne janar të vitit 1985, ishte borë mbi dy metra, në kullën e Musë Mehmetit shkoi një shok i organizatës nga mërgimi,për t’u përpjekur të riorganizojë dhe,konsolidojë  radhët e rezistencës, të shkëputura nga burgosjet e shumta nga UDB-ja dhe zagarët e sajë.U therrit Haki Zeka që të kontaktohet me te.

 Në këte mbledheje u vendos ,veç të tjerave,që, për gjendjën aktuale nënë robëri të lëshohej për masat dhe popullin një proklamatë ,  në emër të Komitetit Qëndror të LRSHJ-së .

Proklamatën e përpiloi dhe shkroi  Haki Zeka i cili  pastaj, u ngarkua me detyrë që një kopje të proklamatës  ta postonte nga qyteti i Shkupit në adresë të redaksisë së Zërit të Kosovës    (Badhaustr 35 Biel-Bienne  Zvicër)  për t‘i njoftuar shokët në mërgim.

Meqenëse janë  gjallë të gjithë udhëheqësit e Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi, të asajë kohe të cilët e kanë arkivuar  kopjën e proklamatës, po përpiqëm, aq sa mbaj mend ,të shkruaj sadopak përmbajten e asajë proklamate madhështore.

   P r o k l a m a t ë

Popull Shqiptar!

 Ju nënat e baballarët e Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës,ju vëllëzërit e Bardhosh Gërvallës,ju motrat e Rexhep Malës, ju studentët e Nuhi Berishës,ju rinia e Rifat Kafexhollit,ju nxënësit e Ismail Haradinit e ti klasa punëtore e Hydajet Hysenit !Sot ,si kurrë më parë, uniteti i çeliktë në mes popullit dhe Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi ka shënuar shkallën më të lartë të sukseseve dhe fitoreve të reja drejt  Republikës shqiptare ku do të përfshihen të gjitha teritoret shqiptare nën Jugosllavi.

Nga nokdauni që përjetoi koka e qeverisë fashiste  në Beograd dhe sahanlëpirësat e saj ,në Prishtinë ,nga uniteti popull-lëvizje,do kalojnë dekada dhe s‘do të kthjellohen. Ndërsa vrasjet në luftë dhe burgosjet e shokëve tanë  neve na forcojnë akoma më shume drejt qëllimit tonë fisnik për Republikë.

Adresa e vetme e Zërit të Kosovës eshtë ajo që na la shoku ynë, Kadri Zeka ,në Badhaustr 35 Biel-Bienne, sepse që do dit në Suedi ka fulluar të dali një  gazetë, me të njejtin emër të Lëvizjes e falsifikuar dhe, që botohet nga disa matrapaze të Anadollit!

Rroftë Republika Shqiptare në Jugosllavi !

Rrofshin të burgosurit politikë shqiptarë!

Lavdi të rënëve për liri!

Komiteti Qëndror i LRSHJ-së.Janar -shkurt 1985

 dhe krejt në fund shkruante;

lexoje, shumëzoje dhe shpërndaje!

 Pas kontakteve dhe punës së palodhshme të celulave në Dukagjin,prapë Haki Zeka u ngarkua me detyren të organizonte largimin e sigurte të delegatit që erdhi nga mërgimi.Ate e çuan në Tomoc të Sadik Halili, Zymer Lulaj dhe Sali Çeku,ndërsa nga Tomoci në Mitrovicë , e shoqeruan deri në një bazë,në Shipol të Bajram Shala,Musë Mehmeti dhe Haki Islamaj, me një makinë që e kishte huazuar Hakiu. Pra ky ishte besniku i palodhëshëm atdhetar  Haki Zeka vëllai i,Haxhi Zekës e Kadri Zekës.

Pas vitit 1990,nga torturat dhe represioni serb mbi popullin u arrit të  shpërbëhet e të ç‘thurët fantazma gjakpirëse e  kombit shqiptar,LKJ.Populli kërkoj haptazi që çdo institucion të ishte i shkeputur dhe i ndarë nga okupatori serb.Në këte kontekst ,në shkollën fillore të Isniqit ,u kerkua,përherë të parë,pas pesë dekadave okupim nga serbosllavia,që drejtori të zgjidhej nga populli e jo nga partia.I zgjedhuri i popullit ishte ,pa medyshje ,si besnik e i vendosur Haki Zeka. Me datën 09 maj 1990 drejtor i shkollës fillore të Isniqit u zgjodh me vota të fshehta Haki Zeka i Islamaj ,duke e mundur rivalin e tijë të dërguar nga partia.

Zgjedhja e Haki Zekes për drejtor shkolle nga këshilli i arsimtarëve dhe populli,gëzoi pa masë të gjith banoret e fshatit Isniq,sepse për herë të parë ,në pesë dekadat e okupimit klasik serbojugosllav,u zgjodh drejtori i parë nga populli e jo nga partia.

Për Haki Zekën ky ishte një vleresim i madh por jo një privilegj per shkak të rreziqeve e sakrificave që duhej të perballonte.Ai djale i varfer ,i leckosur,pa opinga e çorape në këmbë,tani u vu në ballë të asaj shkolle ku mësoi abc-në ,u vu në ballë të ndryshimeve të rrufeshme që po sillte koha pas  një okupimi të egër ,barbar e gjakatar.

Ai ishte në rrjedhen e akteve historike,heroike  e kombëtare që do të kulmonin me realizimin me sukses te endërrës shekullore të popullit,lirinë e shumepritur të mbruajtur me gjakun e deshmoreve të shumtë , varret e të cileve mbuluan trojet e Atdheut ,si kurrë më parë gjatë historisë .

Me qenë se   kishte përkrahjen e terë kolektivit të arsimtarëve,dhe fshatareve vendosi të fillojë punen me ndërrimin e emërit të shkollës së Isniqit të  cilin e kishte vendosur partia para pesë dekadave duke e quajtur shkolla „Lirija“.

Ne të vërtetë ai emër ishte simbol i robërise së re të Tito-Kardel-Rankoviçit ndaj popullit shqiptar.

U vendos që shkollës t’i vihej emëri i heroit kombëtar  ISA BOLETINI,meqenese ai ishte me origjinë nga Isniqi i barkut të djalit të Lekë Vukës,Nikë Lekës.

Pas një angazhimi tepër serioz dhe korrekt të fshatit Isniq dhe kolektivit të shkollës u arrit qëllimi dhe që prej 30 .06.1992 shkolla e Isniqit mban me krenari e nder,emërin e ISA BOLETINIT.

Për  ketë akt madhështor e kombëtar drejtori i  shkollës „Isa Boletini“Haki Zeka ,ishte i vetëdishëm dhe i vendosur në udhën e mbarë që ishte nisur per të  bërë de facto edhe ndarjen nga Serbia të sistemit arsimor që paralajmeronte edhe ndarjen politike de jure .

Me veprimtarine e tij ai jo vetem vuri jeten e tij në shërbim të arsimimit të gjeneratave që do të vinin më pas por edhe në shërbim të çështjes së shenjët kombëtare .Ai shpesh thoshte se jeta ime  krahasuar me Atdheun e robëruar ka vlerë pesë lekë.

Krahas detyrimeve ndaj shkollës dhe procesit mësimor ai kishte edhe detyrat ilegale.

Nuk ka akt madhor që eshtë zhvilluar në komunën e Deçanit ku nuk eshtë përfshirë vetë Haki Islamaj ose që nuk eshtë aprovuar mendimi i Tij.Në natën e vitit të Ri 1991,në Kodrali u bastis familja e Ali Ferizajt me qëllim që ti arrestojnë të birin e tij Hasanin.Me që u dështoi plani dhe nuk arritën ta zënë Hasanin,për raprezalje policet serbë keqtrajtjuan dhe rrahën të gjithë antarët e familjes si dhe mysafirin që ndodhej atë natë të miku,Jashar Salihun dhe arrestuan Jasharin të cilin e torturuan në mënyren më çnjerzore më qëllim që ta thyenin.  Por,a thyhet Jashar Salihu?

Pas lirimit nga burgu i llomitur nga torturat dhe rrahjet u vendos prap të miku në Kodrali. Haki Zeka, me të degjuar lirimin e tij organizoi  marrjen e tij në familje për tia shëruar plagët dhe pastaj me sukses organizon transferimin e Jashar Salihut për në Shqipërinë nënë.Kështu ndodhi edhe me Hysen Shehun nga Ferizaji i burgosur politik,ishte arratisë sepse donin ta burgosnin prap policia serbe në Ferizaj dhe ishte strehuar të Haki Zeka në Isniq deri sa edhe këte e transferon mes lidhje shokësh në Shqipëri!Pas luftës herë pas here na vizitonte shoku ynë i idealit në Isniq,Isa Zhel Hasani , ku  çdo here pyeste per djemt e Haki Zekës sepse edhe ate në një kohë 3 javë dit e kishte pas strehuar kurë kishte qenë në kërkim nga policia serbe .

 Tani në problemin e pajtimit të gjaqeve fjala e Haki Zekës kishte peshë.Aty ku nuk zinte vend fjala e Anton Çetës pranohej fjala e Haki Zekës

Ahmet Haxhia i Balajve kishtë deklaruar se vetëm Haki Zekën nuk mund t’a kthente pas,për faljen e gjakut të tëbirit të tij Banit (Shabanit).Dhe ashtu ndodhi . Gjaku i Shabanit u fal.

Më vonë kur organet serbe dëgjuan  që shkolla fillore e Isniqit kishte ndërruar emërin ,për drejtorin e shkollës Haki Zeka filloi ballafaqimi ballë për ballë në biseda informative me gjakpirësit serb .

Tani më Haki Zeka e kishte nxjerre shpatën mbi setër ,siç thot populli,dhe fatin e jetës së tij nuk e konsideronte të ndarë nga fati i kombit tonë në përgjithësi.Thirrjet në biseda informative ishin të shpeshta dhe të vrazhdeta ashtu siç dinë vetëm serbet të bejnë.

Po përmendim vetëm një dialog të Haki Zekës me Vulën dhe dy inspektorë

serb në Deçan.

Ai para çdo bisede iformative preferonte që të vishej trashë ,me dy tre triko nën xhaketë

në mënyrë që t’iu bëjë ballë më lehtë rrahjeve eventuale.

VULA:Ulu në karrike zoti Haki Islamaj, drejtor i shkollës „LIRIA“në Isniq.

Hakiu:falemnderit.

Vula:shkolla e juaj e ka emërin e mirë,,Liria“që prej çlirimit,apo jo Haki?

Hakiu:(duke e ditur se ai e di që shkolla e jonë ka tjetër emer i përgjigjet),E mira nuk ka kufi.Liria eshtë emër i mirë por, edhe më i mirë eshtë emëri i një heroit tonë që ka luftuar kundër perandorisë osmane pra ,emëri i Isa Boletinit,që eshtë edhe me origjinë nga Isniqi.

Vula:Po përse nuk e ndërruan më parë drejtorët tjerë që nga pas lufta e dytë botërore,por e ndërrove ti në këte situatë kaq të mjegulluar?

Hakiu:Drejtorët e kaluar e kanë bërë punën e tyre dhe duhen pyetur ata,ndersa ne bëjmë punën tonë.

Vula:Ty Haki të lindi ideja për të ndryshuar emërin aq të mirë që ka patur shkolla e juaj që prej gati 45 vijetesh?

Hakiu:Ideja  për të emëruar shkollën tonë Isa Boletini eshtë ide e tërë kolektivit të shkollës si dhe e tërë fshatit Isniq.

Vula:Po të lutëm në mënyrë shoqërore që të shkosh në shkollë dhe ti lutësh kolektivit të shkollës,që shkollës së Isniqit t’i kthehet emëri i mëparshëm „Liria“sepse nuk ka pakicë kombëtare në botë që ka liri më shumë se pakica shqiptare në Jugosllavi.

Hakiu:Emëri i shkollës së Isniqit ka përfunduar njëherë e përgjithmonë,ndërsa për lirinë që kemi ne ,nuk kam ndonjë koment,sepse kudo po vërehet liria,në rrugë ,shkolla,fabrika e në çdo institucion.( këto fjalë ia tha foli Vulës duke e injoruar).

Vula:E ke njohur Haki Povatajn?

Hakiu: Po, e kam patur koleg pune në Isniq për një kohë të gjatë.

Vula: Ku eshtë tani ai?

Hakiu: Ju e dini.

Vula : Edhe ty të pret fati i tij,

Hakiu: Nuk do te jem as i pari e as i fundit,

Vula: Këte kokë të fortë do ta thyejmë për muri ndonjë ditë.

Hakiu: Kur të doni! Këtu më keni.

Vula: Dil jasht e mos ta shoh fytyrën.

Hakiu: Ditën e mirë!

Kështu përfundoi njëra nga bisedat e  shumta informative.

Për një rast tjeter në SUP-in e Pejës ku edhe pesoi një keqtrajtim të rëndë fizik nuk do të shkruaj, sepse nuk dua të pranoj një të vërtetë faktike që ka ndodhur në trupin e Haki Zekës.

Me tu formuar L.A.SH.i,Haki Islamajt i besohet dhe ngarkohet me detyrën koordinatorit për furnizimin me të gjitha dokumentet e nevojshme për shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Deçanit ,me vulën dhe stemën e Republikës së Kosovës, detyrë që e kreu me mund,nder dhe trimëri deri në fund.

Dokumentat i sillte me qerre nga fshati Qyshk ,të fshehura nën duaj kashte ,deri në shtepinë e tij ,dhe prej shtëpisë së tij,me ndihmen e personave te caktuar i shpërndante nëpër destinacionet perkatese.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë kësajë kohe nuk u mor në bisedë informative,apo u keqtrajtua asnje person ngase të gjitha këto detyra udhëhiqëshin nga njeriu i cili kishte një pregatitje të lartë,teoriko-praktike se si i duhet sherbyer Atdheut,e ky ishte Haki Zeka i Islamajve.

Në shkollën fillore Isa Boletini ne Isniq, me që serbët kishin mbyllur shkollen e mesme,gjimnazin Vëllezërit Frashëri në Deçan,ishin shtuar edhe 14 paralele të gjimnazit si dhe personeli mësimdhënës.Drejtorit të shkollës iu shtua edhe më shumë puna në shkollë.Me qe u krijuan partitë e reja politike ai kishte një parim që e theksonte:Ne mësimdhënësve na takon qe me çdo kusht ta ruajmë dhe respektojmë autonominë e shkollës dhe partitë politike t’i lemë jasht oborrit të shkollës.

 Drejtorit të shkollës i duhej për çdo gjë të kujdesej bile, para se të vinte dimëri i duhej te kujdesej edhe për drutë për nxehje ,por edhe për sharrexhiun i cili duhej të shkurtonte drutë për dimër.

Per këto aresye i tërë kolektivi i shkollës dhe mësimdhënësit e gjimnazit kishin një respekt dhe simpati të veçantë për drejtorin e tyre.

Çdo ankesë e parashtresë të tyre ai e analizonte me një kujdes të veçantë për secilin rast veç e veç.

Nga kjo përkrahje pa rezerva dhe e sinqertë atij i shtohej autoriteti deri sa u shndërrua edhe në idhullin e asaj shkolle.

Kujdesi brenda oborrit të shkollës dhe në shkollë ishte barrë e rëndë dhe me plot sakrifica e pergjegjesi për një drejtor që punonte në kushtet e një okupimi klasik,por atij i behej zemra mal kur shihte që kishte mbeshtetjen dhe perkrahjen e të gjitheve. Ai përkujdesej dhe ishte i pari në ballafaqim me policinë serbe që vinte shpesh here të armatosur gjer në dhëmbë në sallën e arsimtarëve e  në oborr të shkollëse ,në rrugë ku ndalohej prej tyre e në menyrë të veçantë nga polici çetnik Drashku që ishte përgjegjës për Isniqin.

Krahas arsimtarëve ai gezonte përkrahje edhe nga prindet që e ndihmonin për ta përballuar gjendjen e tensionuar nën okupim.Ditën e natën, në 24 orë,në çdo çast ,Ai ishte në shërbim,të nxënësve,arsimtarëve e në shërbim të popullit dhe Atdheut.

Nuk desha të flas për nje torturë çnjerzore ndaj Tij por,prap do t’a tregoj me mendimin se do t’u shërbejë brezave që vijnë per të kuptuar se liria e ka çmimin të madh dhe ate nuk na e ka falur askush.

Dita e enjete e 23 majit të vitit 1996,për Haki Islamajn ishte ditë e veçantë

dhe e pa harruar.Kishte dalë në qytetin e Pejës për të kryer disa obligime.Diku rreth orës 13:00 ,duke kaluar nga SUP-i i Pejës për në stacionin e autobuzave e ndalojnë dy inspektorë

civilë te cilet kishte kohe që e ndiqnin,por ai nuk i kishte pikasur

Ata e urdheruan që t’i ndiqte pas dhe kështu,sebashku me ta ,u fut në stacionin e policise,në një dhomë me dyrë te kyçura,muret , dyshemeja ,tavolina dhe karriket e saj ishin te sterpikura me ngjolla gjaku. Sigurisht ,ai gjak kishte rrjedhur nga damarët e atyre shqiptarëve që ishin torturuar pa mëshirë gjatë asaj periudhe.Shef i sigurimit ishte Zitë Musiçi,dhe një shqiptar i thënçin.Ata menjëherë filluan ta marrin në pyetje.Tani punët ishin thelluar më shumë.Po kërkonin nga Haki Zeka ,që të fliste rreth formacioneve të armatosura kundër Serbisë.Ata i thanë se kishin informata të bindëshme dhe të bollshme  që ai dinte shumë  rreth atij organizimi dhe se ishte përgjegjës për fshatin e tij.

Ai ishte i vetëdijshëm dhe i vendosur se shpirtin mundë t’ia nxirrnin por fjalën jo,edhe pse ishte në dijeni për lidhjen e ngushtë me grupet guerile në fshat dhe më gjërë.Kerkeses së tyre ai iu pergjegj :“unë jam i ngarkuar për mesimin dhe arsimin,ju keni informata të gabuara.“ dhe kur ai nuk pranoi filloi golgota ndaj trupit të tij ,të cilën nuk do ta përshkruaj edhe pse e di shumë mirë ate ngjarje rrënqethëse.Rreth orës 23:00 të natës e liruan me kusht që prapë të paraqitët pas një jave.

Me një taksi arritinë në  shtëpi.E shoqja dhe fëmijët ishin tepër të shqetsuar për vonesën e tij.Ai tha vetem nje fjale kurë hyri në shtëpi :“edhe kesaj radhe shpëtova!Dashtë zoti që foshnja që ka lindur në Prekaz të zhvillohet e rritet dhe pastaj do e shfryjmë dufin e urrejtës që eshtë akumuluar tash  150 vjet, ndaj çetnikëve të karpateve“.

Si burrë malsor që ishte ,ai kishte princip që kurrë të mos ekspozohet dhe rrinte i mbyllur në vetëvete.Kontaktet dhe lidhjet e vazhdueshme me Musë Mehmetin dhe bijtë e tij ishin në nivel,korrekte, vëllazërore ,ishin kontakte bashkëlutëtarësh.Të premten vonë nëpër terr, me 24 maj 96 , ai shkoi te Musë Mehmeti,aty ku kishte formuar dhe mbjellë besimin reciprok prej kohësh ,per të biseduar rreth torturave që perjetoi dje në SUP-in e Pejës ,dhe pyetjet e kërkesat që i kishin bëre njerezit e sigurimit serb.

 Në odë ishte edhe djali i tretë i Musës, Ganiu. Mbas bisedes dhe analizes per gjendjen e krijuar nga okupatori serb, u vendos që ,nga ajo natë, Haki Zeka të paiset si dhuratë me nje revolver belg per rast nevoje ,nga Musë Mehmeti.

Tashti ,në saje të punës së bërë ishte arritur një faze e lartë në organizimin e një lufte të pashmangeshme për „liri a vdekje“kundër okupatoreve serbe.

Data dhe ditët e 5,6 e 7 marsit të vitit 1998,dhe qëndresa heroike e Shaban Jasharit me djem,familje dhe farefis ishte kushtrimi më domëthënës dhe bindës se ai që ka gjak shqiptari ja sot ja kurrë duhet të rrokë armët për lirinë e trojeve tona.

Në këte kontekst ,me marveshje dhe udhëzim të Haki Zekës,Gani Bala i priu grupit të parë prej 6 vetëve ,në Isniq,qe në fillim të prillit 98,shkoi në Shqipëri për armatim, në mënyrë që të motivohej i tërë fshati për t’u armatosur.Pas Ganiut u nis i gjithe fshati në grupe dhe u armatos.

Fillimi i prillit të vitit 1998 i gjeti në pozicione e pika Gani Balën me ushtarët e tij,ende pa u themeluar shtabi i Isniqit.Me këte rast Haki Zeka e la shkollën dhe nxënësit dhe i armatosur doli në front kundër Serbisë,në pikën të  „Imeraj“.

Disa që hamëndeshin se mund të shpëtojmë pa luftë ,kur panë drejtorin e shkollës të armatosur i thoshin :“Haki !Po na habit!Ti je drejtor e duhet te këthehesh në shkolle.“

„Ata që do të kene fat te jetojne në liri, do të kthehen në shkollë pas luftës „ -iu përgjegj këtyre njerëzve Hakiu.

Sipas fjalëve te bashkëluftetarit tëTij Muhamet Imeraj vlen të theksohet lufta e zhvilluar me 29 dhe 30 maj  në mes të forcave serbe dhe burrave të Isniqit.Në këte perpjekje, në dy pikat kryesore, qëndronin toger Haki Zeka me ushtarët e tij (ne piken te Imerajve) dhe toger Gani Musa (në pikën të Balaj ve)

Në këto luftime , forcat serbe u thyen  keq,duke lënë shumë të vrarë e të plagosur, ndërsa nga ana e jonë ra për te mos vdekur kurrë luftari  i lirisë Avni Pergjegjaj nga Lumbardhi.

Fillimisht,djemtë dhe burrat e Isniqit luftën e pritën me krahë hapur e të vendosur.

Në bazën e UÇK-së,në shtëpinë e Haki Zekës. nuk mungonin edhe vizitat për konsultime,kordinime e udhëzime të komandantit te ZOD Ramush Haradinaj së bashku me Faton Mehmetaj.

Më pas ,fatkeqsisht , Isniqi si fshat i madh dhe me ndikim në Dukagjin u bë poligon i përçarjeve gjatë luftës në mes të UÇK-së dhe FARKUT.Këto përçarje  ndikuan negativisht në një pjesë të ushtarëve të vendosur për ta përzënë Serbinë nga vatrat tona dhe në psikologjinë e Haki Zekës.Por   megjithate burrat e Isniqit Haki Zekën dhe Gani Balën me shokë nuk u luhatën nga idealet e larta të UÇK-së.Keta trima nuk përkrahën fark e furka por deri në frymën e fundit perkrahën dhe luftuan me emërin edhe nën emërin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ndërsa bashkëluftari dhe vëllai i dëshmorëve Xhafer e Gani Bala  Rrustem Musa,në një bisedë me te thot,se kurë vinte drejtori i dhkollës baca Haki  ndonjëhere,për vizitë  në pikën tonë të Balajve, na forconte dhe motivonte duke na dhënë forcë e kurajo se liria eshtë e pashmangëshme.

Në luftë ka edhe përjetime të rënda që nuk harrohen kurrë .Me 13 qershor të  vitit 1998 Haki Zeka përjetoi një ngjarje shumë të rëndë.Në ate dite ranë për  të rilindur dy bashkëluftëtarët e Tij të orëve të herëshme të UÇK-së Gani e Xhafer Musa.

Pas kësajë dite të zezë,Haki Zeka nuk ndihej mirë ,por nuk dorëzohej.Ai kishte edhe obligime të tjera e te shumta veç atij kryesorit,për të qenë në vijën e parë të frontit.

Ai duhej të perkujdesej për shokët e plagosur e të strehuar në xhaminë e Isniqit.I duhej të kujdesëj për ilaçet e ushqimin e tyre.

Me 11 gusht 1998 ,në Gramaçel u plagos Ylli Morina dhe u dërgua për t’u mjekuar në Isniq.

Bashkluftetaret e tij ,Tomorr Morina e Florent Ukmata si dhe infermierja e UÇK-së Mimoza Ferizaj thane se Ylli Morina u kishte lënë amanet të falënderonin familjën e Haki Islamajt që ishin kujdesur per t’a ushqyer e trajtuar për  të gjitha nevojat që kishte si i plagosur .

 Gjatë luftës ,mbështetje dhe përkrahje morale e shpirtërore për Hakiun ishte e bija e Tij, si djalë Sadetja ,dhe nipi të ciline donte si djalin e vet ,Zekë Mustafën e dytë.Shpesh,ai i thoshte Zekës se ty të dua se të kam dy here diçka :edhe nip edhe babë,duke aluduar për babanë  Zekë Mustafën e parë, që e kishte lënë 6 muajsh, kur kishte ndërruar jetë.

 Rrethanat objektive, që tani jane të njohura për kedo ,sollën 9 shtatorin ditën e merkure të vitit 1998 në Isniq, kur Haki Zeka përjetoi tronditjen e dytë shumë të rëndë pas 13 qershorit. Shpeshëherë ai thoshte:“ 100 herë më me vullnet do pranoja vdekjen se sa 9 shtatorin.“ Okupatori serb e kishte në shënjestër prej kohesh Haki Islamajn i cili ishte bërë halë në sy e pushtetit serb.

Dy ditë pasi u dorzuan armët në Isniq, të dera e Haki Zekes trokitën dy policë lokal.

Njëri nga ta ishte një person qe kishte marrë pjesë edhe në demonstratën e 19 tetorit 1968 në Pejë,por tani ai kishte tjetër fytyrë.

E morën Hakiun dhe e dërguan në stacionin e policisë në Deçan.

 Policët serb ishin të mirëinformuar për pozitën dhe rrolin e tij në vijën e frontit.Ata kishin në tavolinë edhe deklaratën e Hakiut që kishte dhënë në supin e Pejës me 23 maj 1996, ku kishte thënë se une jam i caktuar vetëm për mësim.

Pas torturave i vune kusht që të dorëzonte bijën e tij ,Sadeten dhe një ushtar të plagosur që ishte strehuar te Hakiu,përndryshe -i thanë- nuk do të vrasim me plumb por, do t’a coptojmë trupin tënd me thika. Mbas dy orësh ata e liruan dhe ai u këthye në shtëpi i nxirë në fytyrë.

 Duke pasur veshtiresi edhe të fliste,ai i tha  të bijës ,duke belbëzuar :“ xhelatët serb me kane vene kusht që të dorëzoj në dorën e tyre ty Sadete dhe ushtarin e plagosur.“

Pas këtij njoftimi,Sadetja u përgjegj:“Babë!Nëse vijnë policët të më arrestojnë,dua që të më vrasësh ti dhe unë do te rilind përsëri,por mos më lër në dorën e tyre.“

Në këto rrethana,ata u detyruan të largohen nga Isniqi.Hakiu ,e shoqja ,Mihonja ,një ushtar i plagosur dhe Sadetja.Me ndihmen e djemve të Rexhep Avdylit,dajëve: Binakut dhe Skenderit, kaluan përmes bjeshkeve Lipë,Ruseli,Ishtedim , në Rozhajë e prej aty ,përmes Tuzit e liqenit të Shkodres hynë në Shqiperi.

Ne këto rrethana dalja në Shqipëri e Hakiut dhe të tjerëve ishte domosdoshmëri jetike.

 Ishte ditë e marte data 2 shkurt 1999,.Unë isha në Shqipëri të familja ime dhe u nisa nga Mamurrasi për në Tiranë,me qëllim që të shkoj te Dervish Kukleci,për t’i ngushëlluar për djalin e Tafilit, Armendin që kishte rënë dëshmor në fushën e nderit ,të dielen me 14 qershor 1998,në Drenoc.

Baba Musa më porositi që ta pyesnja Tafilin ,po qe se ishte të Dervishi, nëse e dinte ku gjindetj Haki Zeka,dhe nese ia gjen adresën shko e takoje sepse ai di se si ka shkuar lufta,dhe si jan zhvilluar ngjarjet. Kur hyra brenda të Dervishi atje kishte shumë njerëz që kishin shkuar për t’a ngushelluar, por edhe nevojtarëqë kishin ardhur nga Kosova. Në mes tyre ishin edhe Tafil Kukleci dhe Haki Islamaj. Pasi u përshendetëm, une u shpreha ngushllimet në bazë të zakonit. Në dhomën e pritjes ,ne mes të tjereve ishte edhe një vajzë shtatëhedhur dhe me syze te cilën nuk e njihnja. Kur Hakiu,Dervishi e  Tafili dolën jashtë që të përcillnin disa njerëz që kishin ardhur për të ngushëlluar,fillova bisedën me atë vajzën duke e pyetur se nga ishte.Pasi mora vesh se ishte nga Isniqi e pyeta per ngjarjen e 13 qershorit 1998 Pas pyetjes sime, vajza ja plasi vajit,i cili edhe sot  më kujtohet e nuk harroj kurrë.Xhamat e syzeve të saj u mjegulluan nga lotët.U shtanga tepër dhe rashë në siklet.Lotët e saj më shtynë të mendoj se ajo ishte nje person shumë i afërt me familjen tonë.Mbasi i shpreha ngushllimet e sinqerta për humjen e luftëtarëve të UÇK-së, Ganiut dhe Xhafës ajo më falënderoi dhe me lot në sy vazhdoi: ishte humbje e madhe për UÇK-në dhe gjithë kombin,sepse ata dy trima ishin djem të aksioneve të UÇK- që para 20 v jetesh.

Ajo nuk e dinte se nga vinja unë e me t’u këthyer  nga oborri Tafili,Hakiu dhe Dervishi ajo mësoi se unë isha vëllai i Ganiut dhe Xhaferit .Kur mesoi kete fakt ajo, më ngushelloi dhe

duke qarë u largua per ne një dhomë tjetër.Hakiu u ul pranë meje dhe unë e pyeta se kush ishte ajo vajza që qau për Xhafën e Ganiun.Ai më tha ishte vajza e tij Sadetja.

Pasi pimë nga një kafe Hakiu më propozoi të shkonim për një vizitë të Hilmi Nura ,që ata e kishin planifikuar t’a bënin.

Megjithë qef- i thashë,bile kam një detyrim që t’i shpreh ngushllimet, për djalin e tij Luanin.Që të tre shkuam të Hilmi Haradinaj,ku kishte shume njerëz dhe unë i shpreha ngushëllime Hilmiut duke i thënë:“daja Hilmi! Dashtë zoti që gjaku i Luanit e gjaku i Jasharëve dhe gjithë dëshmorëve të Atdheut të bëhet rreze dielli e lirie dhe të shndrijë mbi trojet e Arbërit.Hakiu me prezantoi kush isha dhe pas kësaj Hilmi Nura më shprehu ngushëllimet për Ganiun dhe Xhafën.

Hilmiu e luti Hakiun që të merrte fjalën dhe unë pata deshirë t’a dëgjoj ,sepse kurrë nuk e kisha dëgjuar të fliste në kuvend burrash. Hakiu tha:“eshtë tepër vështirë të flasim ne ,këtu në Tiranë,kur djemtë tanë, në këtë kohë janë në istikame e llogore, me armë në dorë kundër një makinerie ushtarake fashiste të rregullt.Shihni jashtë dritares se çfar shiu po bije.

Të gjithë në odë shikuam dritarën,dhe pame rrebeshin e shiut që binte pa nderprerje.

Pavarësisht armikut të egër e barbar, ata djem e vajza ,pavarësisht dezertimit apo sabotimit të luftës çlirimtare nga disa,do t’a fitojnë luftën e do t’i sjellin lirinë e shumëpritur vendit,Atdheut tonë.

              Pas kesaj fjale dhe pasi pimë nga një kafe , u përshendetëm me Hilmi Haradinajn si vëllai me vëllanë dhe u larguam.

Thënë të drejtën unë kisha nje dëshirë aq  të madhe ,që një natë ta kalonja sëbashku me Haki Zekën. Nuk e dija nëse kishte vend aty ku banonte apo jo.Unë kisha mundësi të shkoja në një hotel dhe të bisedonim bashkë me të,por nuk e dija a do te me kuptonte.

U kthyem të tre të Dervishi.Po afrohej mbrëmja.Hakiu m’u drejtua mua:Mehmet të ka hije që sonte të vish të unë e të jemi një natë bashkë.Une që po e prisnja këte propozim iu përgjegja:po ,nese ke vend dhe nuk të ngushtoj . Ai më tha:jo more burrë se,për bijtë e Musë Mehmetit dhe për Musë Mehmetin ,dyertë e oborrit dhe të shtepisë i kam te hapura ditën dhe natën.

Më erdhi mirë dhe pafund u gëzova.Shkuam në banesën e Hakiut në Tiranë. Aty kishte vend mjaft, por ne të dy nuk fjetëm gjithë naten, ballë-përballë në katër sy, bisedë pas bisede e, hall pas halli, deri në ora 8 të mëngjesit.

Me foli për luftën e UÇK-së, për trimërinë dhe luftën e të bijve të Musë Mehmetit,të cilët kishin dalë në pika,roje, shum më herët se të themelohej shtabi i Isniqit. Më foli për betejën e Isniqit se si kishin tentuar të hynë në Isniq forcat serbe me 29 e 30 maj 1998,ku kishin qenë në pika-lufte Ai me ushtarët e tij (në pikën te Imerajt),dhe Gani Bala me ushtarët e tij dhe Halil Mehmetaj (në pikën te Balajt).Më tregoi se si, kur ishte Ganiu në pikë-ndërrim ata flinin të qetë.Me beri të ditur rrolin që luajti bija e tijë para dhe gjatë lufte,si dhe raportët që kishte me Gani Balën si dy luftëtar lirie.

Nga sa me tregoi Hakiu u binda që Sadetja kishte pasur të drejtë që qante me lot për vëllezërit e sajë, të bijtë e Musë Mehmetit.  Ai me njoftoi edhe për 9 shtatorin e vitit 1998 dhe më tha se nga 550 djem të Isniqit ,që ishin të armatosur ,sot ,vetëm një ka mbetur me Ramush Haradinajn e,au është  Avni Osmanaj.Pastaj duke buzëqeshur me tregoj për vizië pune që bente herë pas here komandanti i ZOD- Ramush Haradinaj  në bazën e UÇK-së në shtëpinë e tijë se,si e komentonin disa defatore të Isniqit  duke i dhënë ngjyrë tjetër ardhjës së Komandantit në shtëpinë time,dhe tha fjalët e defatoreve nuk më bënin përshtypje se defatorët atë punë kan.

Pasi e dëgjova  me kujdes kuptova se Isniqi paska qëndruar në luftë 5 muaj e 9 ditë. Ai me tregoi edhe për torturat që përjetoi me 23 maj të vitit 1996,në SUP -in e  Pejës,si dhe për 9,10,11 e 12 shtatorin,si dhe për dy policet që e moren nga shtepia dhe e dërguan në polici.Gjatë rrefimit të këtyre dy ngjarjeve më rrënqethej trupi dhe nuk mundë të përmbahësha.Në fund në shenjë respekti si vëlla i dy dëshmorëve që je ,më tha ke dhuratë nga unë ditarin t‘im të luftës në  dorshkrim.Tani kur në nje vend lexova u tmerrova thellësisht çfarë shkruane;( në vijën e frontit në Isniq nga Tishukt,Balaj e gjerë të pika Imeraj,na vizitoj i deleguari i posaçëm nga forcat serbe Dr.Smail Avdimetaj që u printe disa burrave të Isniqit të gjithë emërat jan të shkruar…ai kërkonte që të ketë një marveshje në mes luftëtarëve të Isniqit dhe forcave serbe…. „Isniqi mos të na gjuajn se edhe neve nuk i gjuajm“ neve nuk kemi punë me Isniq por kemi  me Gllogjan e Perilep,dhe mos të na pengojnë,pastaj eshtë shkruar edhe diskutimi i mbledhjës në Isniq për shqyrtimin e kërkesës së doktorit që ishte i palë ndermjetsuese e forcave serbe dhe luftëtarëve të lirisë. Të nesërmen tërë ditën e kaluam së bashku të ambasada Gjermane, ku kisha ca punë të mijat private.

Pasi rashë në kontakt me Haki Zekën,sa here që shkoja nga Gjermania të baba Musë në Mamurras,takoja me dëshirë të  madhe edhe ate,sepse ai dinte shumë hollesira për ato gjera që me kishte treguar edhe babai im.

Babës Musë iu bë qefi mal kur i rrëfeja bisedat që pata me Haki Zekën,sepse e kishin dashur dhe respektuar njëri-tjetrin sinqerisht e pa hile. Ato biseda,si dhe bashkpunimin e sinqertë në kuadër të çështjes kombëtare, të Haki Islamajt  me  Musë Mehmetin dhe bijtë e tijë shpresoj që një ditë  do t’inxjerr në një broshurë të veçantë.

Pas kapitullimit të ushtrisë së Sllobodan Millosheviçit,nga lufta e Ushtrise Çlirimtare, në fund të qershorit 1999,me 1 korrik 1999 ,pasi qëllova  në Mamurras,u ktheva në Isniq së bashku me Musë Mehmetin.

Nuk mund të përmbahësha, nuk doja të qaja por lotët nuk mund t’i ndaloja sepse ishte këthimi im në vendlindje pas plot 17 vjetëve. Haki Zeka ,i cili ishte këthyer disa ditë para nesh me të shoqen,djemtë:Florimin,Avniun,Arbenin dhe Vajzat Ajeten,Luljeten e Atifeten të cilët ishin vendosur në një çader në oborrin e shtëpisë së djegur,pasi msoi per ardhjen tonë  gjeti pak kohë dhe bashkë me të shoqen erdhën për tëndarë dhimbjen së bashku.

Pas kthimit në Isniq ,Haki Zeka ish drejtor i shkollës „Isa Boletini“,shkollë për të cilën sakrifikoi gjithçka per afër 10 vjet, nën një okupim të egër ,duke shkrirë tërë energjinë mendore fizike e psiqike gjeti nje situate tjeter.

Tashti raportet kishin ndryshuar.Njerëz të muzgut dhe erresires që ishin organizuar i thanë Haki Zekës se tashti nuk ishte më drejtor i shkolles dhe mund të shkonte drejtor në Gllogjan, ndërsa nese donte të qendronte në Isniq do te ishte një mësues i thjeshtë.

Edhe këte njoftim të  këtyre sharlataneve ai e protestoi ,si e kishte zakon burri i Isniqit kurriz-çelik,me buzqeshje. Atdheu i Haki Zekës ishte mbushur përplot me varre të reja dëshmorësh , martirësh e të zhdukurish.Ashtu si edhe ne vende të tjera edhe në Isniq kishin djegur një numër shtëpishë.Një polic lokal i fshatit i kishte thënë Musë Mehmetit se serbet kishin porositur qe te digjen e shkaterrohen sa shtepi te mundeshin,por donin që medoemos të digjeshin dy shtepi më emër.

Dimëri i egër që mbahej mend atë vit ‚99- 2000, erdhi por pranvera pas këti j dimëri do të ishte e zymtë.

Në shkurt të vitit 2000 sëmundja e rëndë e goditi ne menyre të pameshirshme shtatin e luanit isniqas Haki Zeka.Ajo smundje i mori më vonë edhe jeten,por nuk mund t’i merrte mirënjohjen për veprimtarine e tij kombëtare,vleresimet për  aktivitetin e tij ne shërbim të Atdheut e popullit me shume dekorata të  akorduara kohë pas kohe .Humanizmi i tij i mirenjohur ishte i skalitur ne mendjet dhe zemrat e njerzëve që e     njihnin. Edhe para vështirësive,dhe sakrificave e vuajtjeve më të egëra që i ofroi jeta ,ai ishte njeri i principit që kurrë nuk kishte dëshirë t’u behej barrë,as e fëmive të tij e as miqve e e shokeve më të ngushte. Ai nuk u ligeshtua as atëhere kur e pa që jeta e tij ishte në fund të saj.Ne ate kohë ai pati shume vizita nga shokë dhe dashamirë të Tij dhe megjithe gjendjen e tij,ai i priste burrerisht dhe me buzeqeshje. Dua të veçoj vetëm dy nga keto vizita.Disa dite mbasi u kethye nga spitali i Tiranës, me 9 prill të vitit 2000 i shkoi për vizitë Hilmi Nura i cili u mërzit shume kur e pa në atë gjendje të rëndë shëndetsore Hakiun.Ai po ngrihej nga shtrati për ta pritur ,por Hilmiu i tha të mos luante.Jo -u përgjigj Haki Zeka- burrat dhe nipat si Hilmi Nura nuk priten në shtrat.U ngrit nga shtrati dhe u pershendeten ashtu siç ju ka hije burrave.

Hilmi Haradinaj duke e shtrenguar në krah i tha: unë tërë Isniqin i kam dajë por flamurtar të dajve të kam Ty o Haki Zeka dhe Musë Mehmetin. Vizita e fundit ishte ajo e shokut të tij Musë Mehmeti i cili me 13 maj, në ora 17:00,ishte ulur ballë përballë me Hakiun .Dy burra të Dukagjinit e të Shqipërisë , dy jetime që ishin rritur pa fëmijëri,dy kreshnike s’e hoqën kurre nga trupi i tyre uniformën e njerzisë,atdhedashurisë dhe shqiptarisë, dy burra të veprave dhe akteve heroike,dy burra të fjalës,besës dhe pushkës, tani ishin fjalë pak dhe të heshtur ,e shikonin njëri-tjetrin nën heshtjen e dhembjes krenare .Haki Zekës nuk i kishin ngelë as edhe 16 orë për t‘i mbyllë sytë përgjithmonë, por më e bukur ,në këte rast ,ishtë qëndresa që ishte moto e terë jetës së Tij. Në oren 22:00 të po asaj nate baba Musë  më mori  në telefon dhe me lot ne sy, më tha:“ke të fala nga Haki Zeka!Thuaji Mehmetit qëndroni të fortë e të bashkuar me shokët e idealit,sepse ende nuk ka përfunduar zgjidhja e çështjes shqiptare. Më tha se do ju bëjë të fala Xhafer dhe Gani Musës dhe do ju them se edhe nje pjese e Shqiperise natyrale eshtë çliruar nga shoket e idealit dhe pushka e tyre. Me 14 maj të vitit 2000, ne oren 11:34 minuta   si sot ,para 20 vjeteve, pushoi së rrahuri zemra e madhe e burrit më të madh që ka nxjerrë Isniqi në gjysmën e dytë të shekullit që shkoi , pushoj zemra e mësimdhënësit,e drejtorit të shkollës „Isa Boletini“ dhe e drejtorit të Sali Elezit, pushoi zemra e nacionalistit, e themeluesit të celulave të para të guerileve në Isniq e me gjërë,pushoi zemra e ushtarit dhe luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,pushoi zemra e veteranit të arsimit e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare,pushoi zemra e shqiptarit të madh e të palodhshëm të çështjes së Atdheut Haki Zekë Islamaj në moshën më të mirë 56 vjeçare.

Varrimi i Tij u bë në fshatin Isniq me 15 maj nën përkujdesjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe mijëra qytetarve që kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare për t’i dhënë lamtumirën e fundit yllit të Isniqit Haki Zekë Islamaj.Varrimi i tij qe ishte mjaft popullor do te mbahet mend nder breza. Ditët për ngushëllime,me kërkesën e dashamireve të Tij u zgjat prej tre në katër ditë në kundershtim me zakonin e vendit.

 Nënë Aishe-Gervalla kur erdhi për ngushellim në familjen e Haki Zekës,tha fjalet e burrit të saj i cili në një rast vdekjeje kishte thënë:“Kur vdes një burrë i nderuar eshtë sikur shembët një maje bjeshke“ e duke perseritur mendimin e tij ajo tha se sot duhej të ishte shembur maja e Roshkodolit.

Duhet kuptuar që ishim të hutuar, ngaqe ende nuk ishin fikur unat e zjarreve të shkaktuara nga çetnikët serbe,por nuk mund t’a kuptoj cila ishte aresyeja që shkolla në të cilën  punoi për 33 vjet rrjesht ,e nder to, 10 vjet si drejtor ,nuk organizoi asnje mbledhje ose akademi perkujtimore për këte veprimtar të palodhshëm.Tani i ka hije drejtorit dhe këshillit të arsimtarëve të shkollës „Isa Boletini“ që në shenjë respekti për kontributin e dhënë në shkollë dhe jasht saj t’a shpallë Haki Zeken ,posmortum ,drejtor nderi të shkolles Isa Boletini. Me ketë akt shkolla „Isa Boletini“ nderon  veten dhe nderon jetën e veprën kolosale të drejtorit të pavdekshëm Haki Zeka.

 Në fillim të qershorit të vitit 2000 ,pasi erdha me pushime,shkova të shtëpia e Haki Zekës, për të ngushëlluar pasardhësit e Tij.Te dera e tij kishte qenë një burre i moshuar e i panjohur ,nga Drenica edhe ai për  të ngushelluar, i cili thërriste me zë të lart të dera: o Haki o Haki.Ndersa rrugës më poshtë vinte në këmbë  një isniqas që i thoshte mysafirit se Hakiu ka vdekur.Ai prape thërriste o Haki, ndërsa prap isniqasi i thoshte se Hakiu ka vdekur.Pas kesaj mysafiri i drejtohet isniqasit:“Jo more burrë! ti paske vdekur për se gjalli se,Haki Islamaj nuk vdes kurrë!“ Po e përfundoj këte kujtim për Haki Zekën duke e falënderuar shpirtin, zemrën dhe emërin e Tij për gjithë kontributin që dha gjatë jetës së Tij për arsimin,UÇK-në dhe kombin.

– Nder dhe lavdi jetës dhe veprës ,trimërisë dhe burrërisë së,të pavdekshmit Haki Zeka!

– Lavdi dhe nder Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

– Lavdi gjakut dhe oxhakut të tëgjithë dëshmorëve të Atdheut!

– Rroftë Shqipëria natyrale 7 milion!

Mehmet Musa

Isniq me, 14 maj 2020

PS.)*Shkrimin e 6 prillit të vitit 2016 ua dërgova djemëve, vajzave, vëllezërve dhe motrave të Haki Zekës!!!

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …