Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej krimeve më të mëdha të luftës. Sipas tij, Toka e Kosovës është shtruar me plotë varre të shqiptarëve të pafajshëm të ekzekutuar nga Serbia. “Masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës. Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik. Drejtësia duhet të vendoset sa më parë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor. I përjetshëm kujtimi për të rënët”, ka shkruar Haradinaj.
