leoni

Prej sot fillojnë masat lehtëtuese nga faza e dytë sipas planifikimit të Ministrisë së Shëndetësisë

Kompanitë e transportit paralajmërojnë protestë, meqenëse humbjet në këtë sektor janë shumë të mëdha

Për shkak të masave shtrënguese të cilat janë marrë dy muaj më parë nga Qeveria në detyrë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, sektori transportit të udhëtarëve sikur shumë sektorë të tjerë ka pësuar humbje të mëdha. Kryetari i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj po kërkon nga Qeveria në detyrë lehtësim të masave për transportin e udhëtarëve pasi është kërkesë e kompanive transportuese dhe të udhëtarëve. Kreu i kësaj shoqate thotë se ka marrë ankesa nga shumë kompani që në rast se nuk fillon puna e kompanive të tyre do të protestojnë, meqenëse humbjet në këtë sektor janë shumë të mëdha. Kurtishaj po ashtu ka thënë se vetëm në transportin me autobusë janë mbi 10 mijë të punësuar, ndërsa dëmet e shkaktuara nga pandemia deri tash janë rreth 50 milionë euro./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …