Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK. Nga vendi ku po trajtohen pacientët me Covid-19, shefi i ekzekutivit tha se lehtësimi i masave restriktive më 18 maj do të varet nga numri i të shëruarve në tri ditët e ardhshme. Sipas tij nëse numri i të infektuarve është më i madh se i shëruarve do t’i shohin mundësitë për nevojën ose jo të lehtësimit të masave. I pyetur se kujt i takojnë meritat për menaxhimin e pandemisë, Kurti tha se në radhë të parë qytetarëve, e më pas institucioneve relevante.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …