SHVL e UÇK-së duhet ta tërheqë mirënjohjen ndaj Bashkësisë Islame të Maqedonisë të cilin e ka udhëhequr Mulla Sylë UDB-ja dhe kushdo nga rodi i tij degjenerik. Bashkësia Islame e Kosovës duhet të tregojë hapur para xhematit, pse nuk distancohet nga mullai amoral, spiun e tradhtar i kombit. Ilir Meta duhet të tregojë pse shet dekorata deri në 300.000 euro sikur ia ka shitur Mulla Sulës dekoratën për atdhetari. Sali Berisha duhet të tregojë si kishte lidhur marrëdhënie me sheikët e degjeneruar përmes Mulla Sulës. Këto dhe 100 fakte të tilla abuzive, antinjerëzore, antislame, vrastare, korruptive, degjeneruese i pranon vetë Mulla Sula në “ Memoaret” e tij madje e vë edhe dorën mbi Kur’an, para numrit më të madh të prijësve fetarë, të cilët i diskrediton për shumë veprime e bashkëhorrllëqe me ta. Fjala e popullit thotë se një dhi e keqe apo një dele e zezë nuk e prish një kope, por në këtë rast kemi të bëjmë me kreun e grigjës, i cili pranon gojëhapur të gjitha dredhitë, amoralitetet, horrllëqet e spiunllëqet ndër më morbidet e më antinjerëzoret, më antifetaret e më anti-islamet…
Rasti i Mulla Sulës ka një shembull analog, Sinan Pashain e kohës së Sulltan Muradit të Katërt, kur kishte arritur titullin e vezirit, në Stamboll njeriu numër një i Vatikanit…
Krejt këto do të mund të mund të interpretoheshin si një fushatë e kurdisur, po të mos ishte vetë “mulla” Sylejman Rexhepi që i pranon duke i ilustruar veprimet e tij me qindra emra të vërtetë, të cilët i herë u quan armiq të përbetuar, herë miq e jarana ndër më të përkushtuarit…
Një ditë Sylejman Rexhepi do të heq maskën ashtu sikur ka bërë Kapllan Kallushi, tani Kapllan Buroviqi, por pikat e stërpikat e zeza nuk do të hiqen lehtë nga komuniteti islam shqiptar në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, sepse ky njeri ka pranuar dhe pranon hapur se ishte i instruktuar nga UDB-ja dhe nga të gjitha segmentet e zbulimeve antishiptare. Ku njeri i ka sjellë shumë dëm kombit, e sidomos fesë, po aq sa i ka sjellë Kishës Ortodokse Shqiptare satanai grek, Janullatos.
Ky njeri, i afërt për nga zanati me Tatrufin e Molierit, me Pliushkinin e Manillovin e Gogolit, ky mashtrues i përmasave tej kombëtare, ka lënë vrragë që do ta damkosin për shumë kohë komunitetin shqiptar islam, sidomos atë zyrtar, i cili nuk ka qenë as është në gjendje të distancohet e të diferencohet nga ai. Derisa tri bashkësitë aktuale islame shqiptare nuk diferencohen, krejt kjo hedh fije dyshimi edhe për spekulime të ndryshme që cilat nuk mbulohen dot me shoshë. Andaj Mulla Sula shkruan, spërkat, denoncon, merr dekorata kombëtare nga kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, po ashtu i korruptuar dhe i degjeneruar, për të cilën thotë se e ka blerë 300.000 euro, titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’, gjithnjë përmes sekserëve merr mirënjohje nga zyra e kryetarit amerikan Donald Trump, ashtu sikur kishte marrë nga qeveritë antishqiptare sllavomaqedonase.
Figura më kontroverse e një të pari të fesë, me këtë rast në Maqedoni, sikur është ky “mullah” ka ngjallur shumë reagime nëpër medie dhe kudo te shqiptarët liridashës. Në radhë të parë ky është njeriu që ka pranuar vetë të gjitha perversitetet, amoralitetet, spiunllëqet dhe mbrapshtitë më të errëta njerëzore. Po të mos i kishte pranuar vetë, në memoaret e tij, edhe 1000 shkrime e denoncime nga të tjerët nuk do ta arrin ta varrosnin sikur ai e ka varrosur veten, shëmtirën që quhet myfti, reis, hoxhë, mulla, prijës fetar që ka manipuluar në rrethanat më të errëta të historisë sonë kombëtare duke filluar prej fundit të viteve 60-të e deri sot.
Ai ka denoncuar vetë karrierën e tij të zezë, pa u penduar para mijëra besimtarëve që janë falur e janë lutur pas tij, pa pasur frikë nga Zoti, pa frikë nga asnjë pushtet, të cilëve u ka shërbyer si askush më shumë. Këto dhe përshtypje të tilla të zeza, këto ligësi e mençuri, dinakëri, dhelpëri për të manipuluar me të gjithë, pa kursyer as pjellën e vet, këto përshtypje të zeza fitohen gjatë leximit të memoareve të tij. Ai nuk ka hequr dorë nga ato, por ka shkruar me përkushtim, madje me një invencion të një letrari të aftë. Këtë punë e ka kryer me shumë lehtësi, me një imagjinatë të bujshme, duke pasur për bazë biografinë e vet, duke e shpalosur atë faqe për faqe, natyrisht duke e mbushur edhe me gënjeshtra, mashtrime dhe plot të liga.
Personazhi i sajuar nga vetvetja, është zhveshur lakuriq, i zhveshur nga të gjitha vlerat që e përbëjnë njeriun, njerëzinë, moralin, besën, fenë, kombin dhe të gjitha mirësitë njerëzore.
Për këtë Janullatos të fesë islame në Maqedoni kanë shkruar shumë publicistë, zyrtarë fetarë dhe njerëz që e kanë njohur dhe e njohin, por M. Syla nuk ndalet në maratonën e tij të turpit, duke vazhduar manipulimet me të cilat i ka “spërkatur” si me tymin e temjanit gati të gjithë politikanët shqiptarë në Maqedoni, këta të tanishmit dhe të gjithë ata paraprakë, disa nga të cilët të sojit të tij në kohën e ish-Jugosllavisë, kur mulla Sylo ndërronte nga postet edhe krerët e spiunëve në Maqedoni.
Ja vetëm disa nga shkrimet:
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit. Pak pasi deklaroi se Nikolla Gruevskin nuk e kanë rrezuar nga pushteti “bombat” e Zaevit, por kolumnat e tij, janë paraqitur edhe fotografi të tij i armatosur me snajper automatik. Sikurse me këtë fotografi dëshiron të tregojë se nëse ka nevojë mund të luftojë edhe me armë të sofistikuara, e jo vetëm me kolumna shkruan Gazeta Lajm. Sulejman Rexhepi qe kur eshte dekoruar me titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’ nga presidenti Meta duket se ka filluar te shkasi nga trutë.
Portali RAJONI ‘Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut’ Mulla Sula i gatshëm për luftë?! February 19, 2018.
Vëllai i kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoni fyen rëndë Adem Jasharin
Është pikërisht vëllai i këtij Sulejman Rexhepit, Qani Rexhepi i cili fyen Adem Jasharin, duke deklaruar se kush i ka thënë atij të vdesë për Kosovën. Në videon që publikon Zoran Bozhinovski rrugës duke shkuar për të marrë mirënjohje nga OVL-UCK e Kosovës, kënaqen me muzikë serbe në veturë dhe e shajnë e fyejnë rëndë Adem Jasharin duke thënë se kush i ka thënë aty me vdekë për Kosovë. Bëhet fjalë për udhëheqësit e Medreses Isa Beu në Shkup konkretisht vëllaun e Sulejman Rexhepit, Qani Rexhepi. Në video janë, Qani Rexhepi vellau i Mulla Sules dhe njëherit edhe shef i Medreses, Kadri Krasniqi i punësuar në Medresen Isa Beu, Bekim Dibrani dhe Fevzi Jakupi. Duke shkuar në Prishtinë tek zyret e OVL-UCK-së që të marrin mirënjohje për vëllaun tjeter të Sulejman Rexhepit Avdyl Rexhepi i cili ka punuar gjatë viteve 80-90 në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe ua ka djegur shpirtin shumë shqiptarëve nga Maqedonia dhe Kosova, shkruan Zoran Bozhinovski.
Memoaret nga dorëshkrimi im, me titull “KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË” JUNE 7, 2018.
Rasti, Mulla Sula, është më shumë se i njohur, jo vetëm për shqiptarët islamë në Maqedoni, por edhe për ata në Kosovë e më gjerë. Jeta e këtij hoxhe ka kaluar nëpër të gjitha sitat e sepetet e UDB-së në Kosovë, Maqedoni e më gjerë. Spiunllëkun e kishte mësuar qysh herët, duke iu kundërvënë mësimeve të para të babait. Ai, “hafijellëkun” e kishte vazhduar në Medresenë, Alaudin, në Prishtinë” e kishte vazhduar gjatë studimeve në vendet arabe, ku kishte shërbyer si spiun e dorës së parë të UDB-së nën petkun e përkthyesit, me nofkën sekrete të shërbimit sekret sllavomaqedon, “Zharko” dhe çuditërisht nuk e kishte ndalur asnjëherë, as pas çlirimit të Kosovës, as pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Madje ai, me djalin e tij të inkuadruar në policinë sllavomaqedonase ka marrë pjesë edhe në likuidimin e të gjitha grupeve të luftëtarëve shqiptarë në Maqedoni, si në Gradec të Tetovës, në Radushë të Shkupit ku ka rënë ish komandanti i UÇK-së, Harun Aliu me tre bashkëluftëtarë, por edhe në zbulimin dhe likuidimin e një pjese të luftëtarëve, në Kumanovë më 9 e 10 maj të vitit 2015. Të gjitha këto dhe njëqind e një maskarallëqe, krime, mashtrime, vrasje, ligësi e degjenerime ai i ka pranuar botërisht në Memoaret në dorëshkrim me titullin cinik dhe hipokrit: “KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË” JUNE 7, 2018.
Nuk është për t’ u habitur se ekziston një qenie e tillë, sepse ka pasur dhe to të ketë të tillë, por Mulla Sula mbanë “flamurin” e njeriut më të degjeneruar që ka “prodhuar”, feja islame në këto troje. Si ka arritur të mbijetojë ky njeri në krye të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, në një vend ku islami ka traditë më të shprehur nga të gjitha viset shqiptare.
Si ka arritur ky njeri të mbijetojë duke mos i fshehur fare veprimet e tij amorale, të cilat bien ndesh me islamin. Si mund të jetë pranuar namazi i qindra mijëra besimtarëve islamë që janë falur para këtij “xhynypi” të përjetshëm, sikur pranon vetë për veten e tij.