Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë qëndrimin në kohë të gjata nëpër fusha e livadhe si pasojë e situatës endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo. Disa komuna në Kosovë, përveç përballjes me pandeminë Covid-19, kanë raportuar për raste të pickimit nga rriqrat. Instituti bën të ditur se është duke përcjell me kujdes situatën dhe se ka filluar dezinfektimi selektiv në komunën e Malishevës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …