Komuna e Rahovecit, ka pranuar 175 pako ushqimore dhe higjienike për pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga Organizata Accessible Quality Healthcare (AQH). Ndihmat si donacion nga organizata AQH, janë pranuar nga nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bilbil Oruqi. Nënkryetari Komunës Fatmir Iska, i ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin, organizatën AQH dhe Zyrën Komunale për Komunitete dhe Kthim, për konstruktivitetin e treguar në vazhdimësi, duke shpresuar për bashkëpunime të ngjashme edhe në të ardhmen.