NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E TRETË TË RREGULLT TË KOMITETET PËR POLITIKË DHE FINANCA NË VITI

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e 3-të e Komitetit për Politikë dhe Financa, do të mbahet me datë 20.05.2020 (e Mërkur), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në zyrën e konferencave tek objektin i ri i Komunës së Vitisë. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:

R E N D D I T E

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dyte e Komitetit për Politikë dhe Financa.

  2. Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2020

  3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e draft strategjisë komunale kundër dhunës në familje për vitin 2020-2023, si dhe planin e veprimit

  4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e draft rregullores për transparencë në Komunën e Vitisë, me kërkesën e MAPL-së.

  5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i menaxhimit të mbeturinave.

  6. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të rregullores për menaxhimin e mbeturinave.

  7. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të planit komunal i veprimit për Eficiencë të Energjisë ( PKVEE) 2019-2021

  8. Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2020, dhe raporti i punës për vitin 2019.

  9. Propozim për shqyrtimi dhe miratimi e planit te punës se komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2020

  10. Informatë nga zyra e prokurimit mbi planifikimin e prokurimeve për vitin 2020, raporti vjetor i kontratave të nënshkruara për vitin 2019.

Plotësim: Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtyre propozim- dokumenteve Zyra për Informim Publik në bashkëpunim me Sekretarin e Kuvendit i ka publikuar ato në ueb faqen zyrtare të komunës së Vitisë:   kk.rks-gov.net/viti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …