Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se programi qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës është duke u finalizuar. Pas vizitës në selinë e AAK-së në Gjilan, ai ka thënë se AAK-ja është koontribuese në programin e qeverisë, të cilën synon ta formoj Avdullah Hoti i LDK-së. Kreu i AAK-së ka treguar se që të ruhet madhësia e tanishme e Qeverisë. “Nuk mund të flas për numër të zëvendësministrave sepse është kompetencë e mandatarit se sa do të jenë. Aleanca ka rënë dakord që të ruhet madhësia ekzistuese e qeverisë me një përjashtim të vogël që përjashton mandatari”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …