Zyrtari i BDI-së, Artan Grubi ka thënë se Ali Ahmeti është angazhuar për lirimin e Gafurr Dugollit. Në një prononcim për ‘Dnevnik’, ai ka thënë se angazhimi i kreut të BDI-së, nuk ka lidhje me ndikimin politik mbi gjyqësinë dhe prokurorinë. “Burgosja e Dugollit është akt politik nga autoritetet serbe në bazë të veprës joekzistuese dhe aktakuzë që na vendosi neve dhe gjyqësinë në situatë të palakmueshme. Mu për këtë Ali Ahmeti tha ndal keqpërdorimit të të drejtës ndërkombëtare nga ana e autoriteteve serbe dhe se atë nuk do ta lejojë në Maqedoni”, ka thënë Grubi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …