SHVL e UÇK-së duhet ta tërheqë mirënjohjen ndaj Bashkësisë Islame të Maqedonisë të cilin e ka udhëhequr Mulla Sylë UDB-ja dhe kushdo nga rodi i tij degjenerik. Bashkësia Islame e Kosovës duhet të tregojë hapur para xhematit, pse nuk distancohet nga mullai amoral, spiun e tradhtar i kombit. Ilir Meta duhet të tregojë pse shet dekorata deri në 300.000 euro sikur ia ka shitur Mulla Sulës dekoratën për atdhetari. Sali Berisha duhet të tregojë si kishte lidhur marrëdhënie me sheikët e degjeneruar përmes Mulla Sulës. Këto dhe 100 fakte të tilla abuzive, antinjerëzore, antislame, vrastare, korruptive, degjeneruese i pranon vetë Mulla Sula në “ Memoaret” e tij madje e vë edhe dorën mbi Kur’an, para numrit më të madh të prijësve fetarë, të cilët i diskrediton për shumë veprime e bashkëhorrllëqe me ta. Fjala e popullit thotë se një dhi e keqe apo një dele e zezë nuk e prish një kope, por në këtë rast kemi të bëjmë me kreun e grigjës, i cili pranon gojëhapur të gjitha dredhitë, amoralitetet, horrllëqet e spiunllëqet ndër më morbidet e më antinjerëzoret, më antifetaret e më anti-islamet…
Rasti i Mulla Sulës ka një shembull analog, Sinan Pashain e kohës së Sulltan Muradit të Katërt, kur kishte arritur titullin e vezirit, në Stamboll, njeriu numër një i Vatikanit…
Krejt këto do të mund të mund të interpretoheshin si një fushatë e kurdisur, po të mos ishte vetë “mulla” Sylejman Rexhepi që i pranon duke i ilustruar veprimet e tij me qindra emra të vërtetë, të cilët i herë u quan armiq të përbetuar, herë miq e jarana ndër më të përkushtuarit…
Një ditë Sylejman Rexhepi do të heq maskën ashtu sikur ka bërë Kapllan Kallushi, tani Kapllan Buroviqi, por pikat e stërpikat e zeza nuk do të hiqen lehtë nga komuniteti islam shqiptar në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri, sepse ky njeri ka pranuar dhe pranon hapur se ishte i instruktuar nga UDB-ja dhe nga të gjitha segmentet e zbulimeve antishiptare. Ku njeri i ka sjellë shumë dëm kombit, e sidomos fesë, po aq sa i ka sjellë Kishës Ortodokse Shqiptare satanai grek, Janullatos.
Ky njeri, i afërt për nga zanati me Tatrufin e Molierit, me Pliushkinin e Manillovin e Gogolit, ky mashtrues i përmasave tej kombëtare, ka lënë vrragë që do ta damkosin për shumë kohë komunitetin shqiptar islam, sidomos atë zyrtar, i cili nuk ka qenë as është në gjendje të distancohet e të diferencohet nga ai. Derisa tri bashkësitë aktuale islame shqiptare nuk diferencohen, krejt kjo hedh fije dyshimi edhe për spekulime të ndryshme që cilat nuk mbulohen dot me shoshë. Andaj Mulla Sula shkruan, spërkat, denoncon, merr dekorata kombëtare nga kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, po ashtu i korruptuar dhe i degjeneruar, për të cilën thotë se e ka blerë 300.000 euro, titullin ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’, gjithnjë përmes sekserëve merr mirënjohje nga zyra e kryetarit amerikan Donald Trump, ashtu sikur kishte marrë nga qeveritë antishqiptare sllavomaqedonase.
Disa publikime të kohë pas kohe për Janullatisin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë
Sot, pushteti antiislamist ka zbritur në duart e Sulejman Rexhepit
Sot, pushteti antiislamist ka zbritur në duart e Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të Institucionit të myslimanëve të Maqedonisë. Sot, Sulejman Rexhepi, përmes këtij pushteti antiislamist, ka nisur një fushatë të tmerrshme kundër hoxhallarëve. Sot nuk është në modë të jeshë tradhtarë, apo spiun, këtë “meritë” nuk ta lë Mulla Sula, e do për vete. Sot, në modë është etiketimi “homoseksual”, “pederast”, sepse vetëm me këtë “akuzë” mund të nënshtrohesh apo të fluturosh nga puna!
Sulejman Rexhepi ka nisur të “prodhojë” homoseksualë në radhët e hoxhallarëve. Këtë “akuzë” po e provon përmes ndihmës dhe “teknologjive” të pushtetit antiislamik, deri te i cili ka shtrirë dorë përmes djalit të vet polic, i cili, me “metoda policore” po arrin që t’i bindë sahanlëpirësit e pushtetit se ky apo ai hoxhë është homoseksual apo pederast të cilin tani babuçi do ta flakë nga puna! Në fakt, të gjithë këta hoxhallarë “homoseksualë” janë oponentë të babuçit, Sulejman Rexhepit.
Po flitet se këto ditë, kjo fushatë ka nisur të konkretizohet nga Sulejman Rexhepi, i cili, përmes një vendimi idiotik, duke u thirrur në rregullore inekzistente dhe duke manipuluar me parime e norma të sheriatit, tashmë ka suspenduar nga puna hoxhallarë, të cilët, sipas propagandës së Sulejman Rexhepit, po e ushtruakan zejen e homoseksualëve! Po flitet edhe për një paradoks që flet për strukturën mentale antiislamiste të Sulejman Rexhepit! Nëse “hoxha homoseksual” pranon që të infiltrohet në mesin e oponentëve të Mulla Sulës dhe t’i raportojë çdo ditë për veprimet kundër tij, atëherë i njëjti hoxhë mund ta gëzojë dekretin dhe mund t’ia falë namazet xhematit të vet! Megjithatë, po flitet se tashmë është ngritur padi në gjyq dhe këtë akuzë të montuar Mulla Sula duhet ta vërtetojë para gjyqit. Do ta shtjellojë edhe nevojën që në gjah kundër hoxhallarëve ta përfshijë edhe djalin e vet polic i cili i shërben po këtij pushteti që është në konflikt të hapur kundër vlerave islame në vend. Mbase gjyqin do ta manipulojë duke e korruptuar, si zakonisht, por, si do ta argumentojë para Zotit të Gjithëdijshëm, i cili ka vënë rregulla të qarta para çdo akuzuesi për “kurvëri”!?
Me këtë lojë, me këtë fushatë antiislamiste, në fakt, Mulla Sula po mundohet të iniciojë dy praktika të paprecedent:
E para, të provojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të hoxhallarëve deri në atë masë të cilën nuk kanë mundur ta arrijnë vezira, pashallarë e udbashë. Kjo nëpërkëmbje veçsa ka nisur dhe do të shtrihet deri te imami i fundit në Maqedoni dhe,
E dyta, çdo dekretim i hoxhallarëve të perceptohet nga antiislamistët si “dekretim i një homoseksuali” pas të cilit është mëkat që të lidhemi në namaz.
Pra, tërë këtë luftë Sulejman Rexhepi e zhvillon me qëllim që mos të ketë subjekt pas të cilit do të lidhemi në namaz, pra, të mos ketë fare namaz. Sulejman Rexhepi e sulmon namazin, atë që më së shumti e urren dhe që nuk mund ta durojë aspak. Dhe jo se nuk i duron homoseksualët, bixhozxhinjtë, narkomanët, zinaxhinjtë, rakixhinjtë, tradhtarët e bashkëpunëtorët e Sinishave! Ai me të gjitha këto kategori bashkëpunon ditë për ditë, madje ngushtë, ndonëse i ka të dedektuar e të zbuluar. Këtyre nuk “ua merr dekretin”, sepse, asnjëri prej këtyre nuk kërkon që të lidhet në namaz. Mulla Sula tashmë e ka të lehtë që të arsyetohet se pse nuk lidhet në namaz pas asnjë hoxhe! Sepse, dyshon se “hoxha është homoseksual”. Dhe, jo vetëm që dyshon por këtë ua kumton të gjithëve, duke ua bërë me dije se të gjithë ata që janë falur deri më sot nuk kanë namaz, sepse janë falur pas një “hoxhe homoseksual” që është oponent i tij.
Po na del puna se Sulejman Rexhepi bashkëjeton me “homoseksualët” e vet, kurse homoseksualët që takohen me oponentin e tij i zhvesh nga dekreti! Epo, më mirë “homoseksual” i oponencës që lufton për të mirën e islamit, se sa “bashkëpunëtorë” bolefërkues i Sulejman Rexhepit që bashkë me pushtetin e lufton islamin! Ka Ditë Gjykimi kur secili do të japë llogarinë e vet. Mjerë Sulejman Rexhepi për atë Ditë! Gazeta Shqiptari, 23 Prill, 2019 21:31.
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme në Fakultetin e Shkencave Islame në Kondovë. Mbledhjen e jashtëzakonshme e njoftoi anëtari i Bashkësisë Fetare Islame, Muhamerr Veseli, ndërsa me të po udhëheq Suljeman Rexhepi, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Veseli para mediave theksoi se mulla Rexhepi është ende kryetari i BFI-së, sepse sipas tij atë nuk mund ta shkarkojë një gjykatë por vetëm Bashkësia Fetare Islame.
“Mulla Reis Sulejman Rexhepi nuk është i shkarkuar, nuk është i revokuar, ai është ende kryetari i BFI-së, nuk është kompetenca e një gjykate ta shkarkojë atë, as e një gjykatë në Maqedoninë e Veriut të vendosë për shkarkimin e ti, e drejta themelore i takon vetëm Bashkësisë Fetare”, tha Veseli.
Skender Buzaku, personi që pretendon se ka ardhur në vend të Sulejman Rexhpeit posedon një vendim të Gjykatës Themelore Shkupi – 2 dhe thotë është zgjedhur reis i ri i BFI-së. Ai tha se që sot e tutje ai do të qëndroj në krye të Bashkësisë Fetare Islame. Sipas tij gjithçka ka kaluar në mënyrë demokratike dhe të qetë. Kosova Lajm.