Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema vlerëson të gabuar dhe të dëmshëm për studentët vendimin e institucioneve shtetërore për shndërrimin e Qendrës Studentore si karantinë. Ai ka thënë se pas vendimit të Qeverisë që objektet dhe konviktet e Qendrës së Studentëve të shndërrohen në karantinë, gjërat e studentëve përfshirë edhe literatura shkollore kanë mbetur aty të bllokuara. Dhe kjo sipas tij i ka dëmtuar dukshëm studentët, të cilët kanë mbetur pa literaturë duke ua vështirësuar përgatitjen për provimet e afatit të qershorit. Dema thotë se zënia e konvikteve është bërë pa u konsultuar me UP-në, derisa theksoi se kjo situatë do t’i kushtojë shumë suksesit të studentëve. I pari i Universitetit të Prishtinës thotë se janë të gatshëm të organizojnë afatin e qershorit qoftë online apo në mënyrë fizike./kp/
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …