Sot bëhen 21 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti. E me këtë rast, djali i tij, Andini që është deputet nga radhët e PDK-së, ka publikuar një foto sa ishte bebe në prehër të babait të tij me një përshkrim emocionues. Ai ka thënë se nuk arriti të marrë përkujdesin prindëror, por jo me fajin e të atit. Ndërsa thotë se ndihet krenar që i la si trashëgimi respektin e popullit. “Shokë, shihemi në Kosovën e lirë” Ukshin Hoti, 16 maj 1999, Dubravë! Sot bëhen 21 vite apo 7670 ditë që nga zhdukja me forcë e babit nga Burgu i Dubraves! Edhe nëse dikush do të donte të na zbeh forcën për mbajtjen e shpresës që një ditë do të dihet fati i tij, e kanë gabim! Ajo shpresë nuk do të shuhet sa të kemi jetë. Nuk më le pasuri si trashëgimi, dhe e di unë se si jam rrit, por më le diçka që as parja e krejt botes nuk e blen, më le pasurinë më të madhe të njeriut: Respektin, Nderin dhe Krenarinë! As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, natyrisht jo me faj tëndin, por sepse grillat e burgut ta pamundësuan, por më le diçka të madhe: Respektin e popullit”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …