Rr. Berisha: Çdo ditë e më shumë vlerat e Abaz Thaçit dhe të tjerëve do të na bëjnë të krenohemi me të kaluarën tonë

Rrustem Berisha: Çdo ditë e më shumë vlerat e Abaz Thaçit dhe të tjerëve do të na bëjnë të krenohemi me të kaluarën tonë

Më 16 maj 1999 ranë, në betejën e Koshares, heronjtë e Kosovës, Abaz (Isuf) Thaçi nga Ozdrimi i Skenderajt dhe Hasan (Salih) Çerkini nga Zaskoku i Ferizajt. 21 vjet pas rënies së tyre, ata i ka kujtuar bashkëluftëtari i tyre, Rrustem Berisha, i cili ka thënë se çdo ditë e më shumë vlerat e Abazit dhe të tjerëve do të na bëjnë të krenohemi me të kaluarën dhe angazhimin tonë. “Sot i përkujtojmë Heronjtë e 16 maj me nderime dhe respekt për sakrificën e tyre. Kam pasur fatin që Abaz Thaçin ta njoh personalisht që nga Kroacia, në Dellnicë. Abazi ishte ushtarak. Rrjedh nga një familje patriotike që luftën për liri ua kishte lënë amanet bijve brez pas brezi. I pari i kësaj familjeje, Miftar Thaçi, ka qenë bashkëluftëtar i Nak Berishës, Kamer Loshit, Azem Bejtës e shumë trimave që kanë hyrë në legjendë. Babai i Heroit, Isufi, dhe axha i tij, kanë qenë luftëtarë të brigadave shqiptare që luftuan deri në Novi Pazar”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …